Kush po i nxit ‘kosovarët’ të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Picture of ina-online
ina-online

29/08/2024

shkruan: Kreshnik Spahiu

Në media është bërë virale sulmi i komedianit “kosovar” Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.

Ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.

E gjithë ky diskutim del herë pas here dhe duket se vjen si një teatër i stisur pasi nuk ka asnjë përmbajtje në shumicën e popullsisë në të gjithë anët e kufirit.

Pakica e zëshme e provincialëve që sulmojnë kush Kosovën e kush Shqipërinë, nuk është aspak e rastësishme.

Po Pse gjithë kjo urrejtje kundër Shqipërisë?

Unë Kreshniku jam shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjysmën e gjakut e kam në Kosovë dhe gjysmën në Shqipëri dhe po ju them me bindje që këto 50 vite urrejtja e jugut ndaj veriut apo anasjelltas ka pas gjithmonë prapavijë politike.

Ata që premtuan në Prishtinë bashkim të Kosovës me Shqipërinë mashtruan popullin dhe sot kanë dalë me teorinë e kombit superior Kosovar me argumentat se Shqipëria nuk ka:

– Dua Lipa

– Rita Ora

– Granit Xhaka

Në fakt këta nuk i ka as Kosova por Anglia, Amerika dhe Zvicra.

Askush nuk mund të garantoj sot se cila do ishte karriera e Dua, Rita dhe Xhaka nëse do jetonin në Kosovë.

Gjithsesi duke qenë se unë jam krenar si shqiptar dhe jo si kosovar për këto tre yje po rendis disa fakte që tregojnë se Shqipëria s’është më poshtë se Kosova dhe nuk urrehet nga shqiptaret e Kosovës por vetëm nga disa idiotë.

Nivelet relativisht janë të barabarta por:

1- Nga statistikat 30% e “kosovarëve” duan të jetojnë në Shqipëri dhe vetëm 1% e “shqiptarëve” duan të jetojnë në Kosovë.

2- 90% e diasporës blejnë shtëpi në Shqipëri dhe jo në Kosovë.

3- Në universitetet europiane numri studentëve nga Shqipëria është dyfish më i lartë se shqiptarëve të Kosovës.

4- Integrimi social i shqiptarëve në Europë është më i shpejt se “kosovarët” pavarësisht faktit që Shqiptarët e Shqipërisë dolën nga izolimi drejt perëndimit 40 vjet më vonë se “kosovarët” që lëviznin lirisht me pasaportat e Jugosllavisë.

5- Rinia dhe pleqtë e Shqipërisë flasin më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri se ata e Kosovës. (Pa llogaritur serbishten)

6- Ka më shumë studentë nga Kosova në Shqipëri sesa nga Shqipëria në Kosovë.

7- 99% e artistëve dhe sportistëve nga Kosova ëndërrojnë flamurin kuqezi që të përfaqësojnë Shqipërinë, dhe 0% nga Shqipëria që duan të përfaqësojnë Kosovën.

Sigurisht që Kosova ka qindra talente më shumë në disa sporte të tjera si trashëgimi e zhvillimit sportiv në Jugosllavi: Futboll, basketboll, handball, volejboll etj. por kjo ka të bëjë me prioritetet e sistemeve të kaluara.

– Ismail Kadare ishte shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk thamë që ai nuk është Kosovar

– Inva Mula është soprano e Shqipërisë dhe jo e Kosovës

– Dy vëllezërit Belushi në Holliwood njihen si shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk u thamë ata janë Korçar apo s’janë kosovar.

Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, tre vëllezërit Frashëri, Çajupi, Ismail Qemali, Gjergj Kastrioti dhe qindra legjenda nuk ishin “kosovar” por ishin shqiptar.

Kjo garë e nxitur nga Beogradi ka gjetur terren në Kosovë nga ata që premtuan bashkim por po bëjnë largim.

Kush propagandon kombin kosovar, nuk është shqiptar.

Unë Kreshniku me gjak nga Kosova, jam krenar që u rrita në Shqipëri dhe e them me plot gojën,

S’ka Kosovë pa Shqipëri.

Kosova s’është krahinë, por ka qenë dhe do mbetet zemra e Shqipërisë!

TË FUNDIT
21 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
1 ditë
EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
1 ditë
SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?
2 ditë
Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës

ME TE LEXUARA

1 ditë
EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private
21 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

LEXO MË SHUMË

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

rexhail ramadani

EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

jusuf buxhovi

SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?

Eugen-Shehu

Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës

edi Rama

“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni

mihali guregdhendes

Gurgdhendësi i Voskopojës, që la Greqinë për Shqipërinë: Tani them a ia vlejti?

ecjee-800x450-1

Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec

at nikolle xhufka

VIDEO/ Prifti nga Elbasani në një marrëdhënie hom*sek*uale, ZBARDHEN bisedat: A do të…

INFO

NA NDIQ