Kush po kruhet me gjuhën shqipe?!

Picture of ina-online
ina-online

02/09/2024

Gjykata Kushtetuese në fund të këtij muaji do të vendos për balancuesin që ka të bëjë me përfaqësimin në institucionet shtetërore, kryesisht për shqiptarët si komunitet i dytë, ndërsa nga fillimi i tetorit në rend dite të kësaj gjykate do të jetë Ligji për Gjuhët, që nënkupton gjuhën shqipe.

Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimit të “Ligjit për Gjuhët”, kanë nxitur reagime të ashpra te të gjitha partitë politike shqiptare, të cilat vlerësojnë se çdo ndërhyrje ndaj ligjit mund të cenojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin, përcjell VOA në shqip.

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese është shprehur në një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve “ka krijuar një lloj kaosi juridik, i cili ka rezultuar me kaos politik, mosbesim dhe dilema”.

Kostadinovski ka theksuar se ligji mund të shfuqizohet, të rishikohet duke bërë ndryshime në dispozita të caktuara apo të mbetet ashtu siç është.

Komentet e tij pasojnë nismën e partisë nacionaliste maqedonase “E Majta”, dërguar Gjykatës Kushtetuese pas miratimit të ligjit në vitin 2019.

“Ligji për Gjuhët” i jep një avancim të dukshëm përdorimit të gjuhës shqipe duke i dhënë statusin e gjuhës zyrtare, krahas maqedonishtes në komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 përqind të popullatës, si dhe në komunikimin me institucionet e larta shtetërore.

Kostadinovski ka theksuar më tej në intervistë se “Gjykata Kushtetuese në asnjë rast nuk merr vendime politike, por vendime kushtetuese të cilat padyshim ndikojnë në çështje dhe procese të rëndësishme politike në shtet, por se gjërat, sipas tij nuk duhet shikiuar me emocione”.

Këto komente kanë hasur në reagimin e ashpër të Frontit Evropian, të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që vlerëson se bëhet fjalë për një skenar të qëllimshëm të pushtetit për provokim ndaj shqiptarëve.

“Mos e prekni gjuhën shqipe!”, thuhet në një komunikatë të Frontit Evropian, i cili vëren se hapja e temave si kjo dhe çdo vendim eventual në drejtim të cënimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

“Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione”, thekson Fronti Evropian.

Ndërkohë, partitë e koalicionit “VLEN” që bën pjesë në koalicionin qeveritar e shikojnë nismën për mohimin e dygjuhësisë si një tentim për grusht shteti në Maqedonië e Veriut.

“VLEN” thekson përmes një komunikate se nëse një nismë e tillë eventualisht miratohet, atëherë hapet “Kutia e Pandorës“ dhe rrezikohen një sërë procesesh të arritura me shumë mund.

Si Fronti Evropian edhe “Vlen” thonë se dilemat janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të larë ligjvënës, në Parlament me shumicë dërmuese votash.

Ka reaguar edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, e cila i vlerëson si një aventurë të rrezikshme përpjekjet për zvogëlimin e të drejtës themelore për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ndërkohë, partitë maqedonase VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokrate në opozitë nuk kanë bërë komente lidhur me paralajmërimet e kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave ushtarake e policore maqedonase në vitin 2001./ VOA

Titulli origjinal: Maqedoni e Veriut, komentet për gjuhën hapin debat

TË FUNDIT
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
5 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
8 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
8 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
11 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda

ME TE LEXUARA

17 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
16 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
16 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
21 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu
15 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
21 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”
13 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

INFO

NA NDIQ