Kush po tenton ta njollosë qeverinë Kurti?

0

Prof.dr. Binak Maxharraj, ka reaguar lidhur me skandalin e “njohjes” së Xhamajkës. Përmes një postimi në Facebook, Maxharraj e ka quajtur këtë skandal tentim për ta goditë dhe njollosë qeverinë Kurti, si dhe u ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën që të hulumtojnë dhe ta sqarojnë këtë çështje.

Postimi i plotë: Lajmi i rremë për njohjën e Kosovës nga shteti i Xhamajkës i lëshuar nga Presidenca e Kosovës ne bashkëpunim me Ambasadën tonë në Amerikë sot e hutoi opinionin kosovar e me gjerë dhe ia la një njollë te zezë shtetit të Kosovës. Këto janë lojra te pista,te qellimshme për ta njollos qeverin e re Kurti. Por ky skandal diplomatik mund të jetë i zier në kuzhinat e Pronto mafisë,për ta penguar punën brilante në nisje të kësaj qeverije. Albin dhe Konjufca kjo nuk është punë hajgare.Rasti është serioz i cili duhet të hulumtohet deri ne fund,sepse nese nuk hulumtohet,do te ju vjenë edhe goditja tjetër. Strumbullar i këtij skandali dyshohet të jetë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,sepse ky njeriështë i njohur për skandalet,aferat në demë te Kosovës. Kryeministër ju se bashku me ministrin Glauf Konjufca duhet të sçaroi mirë e sakt se si ndodhi ky skandal diplomatik.Kush qendron pas gjithë kësaj,dhe natyrisht të mërrën masa në bazë të kompetencave,ligjeve dhe kushtetutes,pa marrë pëarasysh se kush qendron prapa kësaj vepre te pisët. Ky rast don sçarim të shejtë.Mos të neglizhohet por të goditën shpejtë e ashpër manipuluesit e këtij skandali të turpshëm. Në diplomacin e Kosovës duhet bërë ndryshime rrenjësore,ministri Konjufca nuk duhet te ndalët vetem me menjanimin e konsujve,por me e rënëdishme është te bëhën ndryshime edhe ne stafin e amabasadarve,sepse aty është një llomë i vertëtë i njërezve te vendosur me nepotizem,militant partiak,njereëz me profesione qe skan lidhje me diplomaci,skan sjellje diplomatike dhe si te tillë nuk janë te aftë të mbarojnë interesat e shtetit në botë.