​Kush shënoi rritje dhe kush e pësoi në zgjedhjet e sotme për PE

Picture of INA
INA

10/06/2024

Rritja e moderuar e qendrës së djathtë, rritja e madhe e së djathtës ekstreme dhe rënia e madhe e liberalëve dhe të gjelbërve janë tiparet kryesore të zgjedhjeve evropiane, sipas vlerësimit të përbërjes së ardhshme të Parlamentit Evropian bazuar në exit-poll.

Sipas një vlerësimi të bazuar në sondazhet e daljes nga 11 dhe sondazhet parazgjedhore nga 16 vende anëtare, Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila mbledh partitë e qendrës së djathtë, do të ketë 181 deputetë, pesë më shumë se në mbledhjen e mëparshme.

Aleanca progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) mbetet e dyta për nga fuqia me 135 deputetë, katër më pak se në mbledhjen e mëparshme.

Liberalët ranë me 20 mandate dhe duhet të kishin 82 në vend të 102 që kishin deri më tani. Këto tre grupe, që konsiderohen si forcat kryesore pro-evropiane, së bashku fituan 398 mandate dhe në mbledhjen e mëparshme kishin 417 deputetë. Mbledhja e mëparshme kishte 705 deputetë, ndërsa e reja do të ketë 720.

Të Gjelbrit pësuan një rënie të madhe dhe sipas vlerësimeve fituan 53 mandate, 18 më pak se në mbledhjen e mëparshme ku kishin 71 deputetë. Të Gjelbrit konsiderohen gjithashtu si parti pro-evropiane, por në mënyrë të përsëritur kanë votuar kundër shumicës së tri partive të para, të cilat për këtë arsye i kundërshtuan ato si partnerë jo të besueshëm.

Klubi përfaqësues i ekstremit të djathtë, Identiteti dhe Demokracia (ID), duhet të ketë 62 përfaqësues, 13 më shumë se në përbërjen e mëparshme. Megjithatë, suksesi i ekstremit të djathtë është më i madh nëse i shtohet rezultati i Alternativës për Gjermaninë, e cila së fundmi u përjashtua nga ID dhe fitoi 16 mandate në zgjedhje.

Grupi i Majtë, në spektrin ekstrem të majtë, fiton 34 vende, tre më pak se më parë. Janë 51 përfaqësues të pavarur që nuk i përkasin asnjë grupi politik, që është 11 më pak se në mbledhjen e mëparshme. Sipas vlerësimeve, partitë e reja që nuk ishin pjesë e asnjë grupi politik fituan rreth 51 vende.

TË FUNDIT
8 minuta
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
12 minuta
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
50 minuta
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
1 orë
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
1 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

4 orë
Komenti i guxishëm dhe i sinqertë i një vajze serbe
1 ditë
Shkupi në vendin 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar
3 orë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!
1 ditë
Federata Serbe e Futbollit “kërcënon” UEFA-n: Dënojeni Shqipërinë dhe Kroacinë ose tërhiqemi nga Evropiani
3 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999
1 ditë
Mickoski propozoi ligj me të cilin ndalohet shtrenjtimi i rrymës: Mbaroi koha e rritjes dramatike të çmimit
3 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

LEXO MË SHUMË

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

FB_IMG_1718953575861

Komenti i guxishëm dhe i sinqertë i një vajze serbe

INFO

NA NDIQ