Luiza Duraku një vajzë e lindur në Haraçinë të Shkupi që jeton dhe vepron në Bruksel në zgjedhjet e fundit lokale në Belgjikë ka fituar numër të madh të votave dhe në bazë të renditjes ka marrë pozicionin e nënkryetarit në Komunën e Anderlecht.
Luiza është shqiptarja e parë në komunën e Anderlecht që ka marrë një pozitë kaq të lartë,por nuk është e vetmja shqiptare sepse edhe në Komunën Evere gjithashtu të njëjtën pozitë ka marrë edhe Habibe Duraku e cila është rizgjedhur për her të dytë në pozitën e nënkryetarit në Komunën Evere.
Ajo që e bënë të veçantë lajmin është fakti se që të dyja janë nga e njëjta familje,sipas informacioneve jo zyrtare janë kusherira mes vete dhe politikisht janë të angazhuara në partinë socialiste të Belgjikës.