Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në

INA
INA

7 Qershor, 2023

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka dhënë detaje pas takimit një orë e gjysmë që sot zhvilloi me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Mickovski theksoi se ka marrë ofertë nga Kovaçevski   që në Kuvend të miratohen me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse pastaj të formohet Qeveri, ku nga 10 resorët që i menaxhon LSDM, 5 t’i merr VMRO-DPMNE, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi i bisedimeve me BE-në, pastaj të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kreu i opozitës maqedonase deklaroi se pranon  këtë ofertë, me kusht që BDI mos të jetë në përbërje të kësaj Qeverie.

“Në këtë ofertë, që paraqet qëndrim të Dimitar Kovaçevski, nga ana ime është dhënë kjo përgjigje, në rregull, e kuptoj ofertën, dhe për të njëjtën kam qëndrimin si vijon, VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa përfshirjen në qeverinë e njëjtë, të BDI-së”, deklaroi Mickoski.

Ai ka shtuar se 44 deputetët e koalicionit të tyre dhe kryesia partiake nuk pranojnë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar.

“E thashë pak më parë se korniza e negociatave me ato kushte për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme, por edhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Maqedonisë, sepse me ato kushte nuk do të jemi kurrë pjesë e BE-së, edhe pse e kemi merituar ndoshta shumë më herët dhe shumë. përpara kombeve të tjera që janë tashmë atje”, theksoi Mickoski.(INA)

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

INFO

NA NDIQ