Kushtetuesja e Kosovës

0

MUHAMED HALILI

Ekziston një protokol famoz juridik se vendimet e gjykatave nuk duhet të komentohen, por të pranohen si të tilla dhe zbatohen. Derisa vendimet e shkallëve më të ulta të gjykatave në çdo vend evropian mund të ankimohen në ato më të lartat duke përfunduar në Gjykatën e Strazburgut, për fat të keq vendimet e gjykatave kushtetuese në të gjitha vendet janë përfundimtare dhe, të mira apo të këqia, i pëlqejnë apo jo ndonjë grupacioni të caktuar politik, duhet zbatuar.
Rregulla juridike e moskomentimit të vendimeve të gjykatave nuk ka dyshim se duhet të vlejë vetëm për shtetet me tradita të lashta të demokracisë dhe veprimit të shtetit të së drejtës. Çka duhet thënë dhe bërë pas vendimeve që i sjellin gjykatat e larta në shtetet e posaformuara, me nivel të lartë të korrupcionit, me ekonomi të dobët, me partizim të shtetit, ashtu siç janë gati të gjitha shtetet e Ballkanit përfshi këtu në rradhë të parë Kosovën?

Nisur nga kjo është e kotë të bëjë komente në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse jam tepër i bindur se është një punë e kurdisur nga shumë faktorë brenda dhe jashtë Kosovës dhe nuk ka fare hamendje dhe dyshim se ai vendim do ta vështirësojë pozitën ekonomike, politike e sociale të shtetit të Kosovës dhe do t’i përkeqësojë edhe më tepër marrëdhëniet ashtu të këqia mes forcave politike dhe qytetarët do t’i polarizojë paskajshmërisht.

Përgjegjësia politike, morale, kombëtare bie mbi forcat të cilat, prej tetorit të vitit të shkuar, për t’i ikur ndëshkimit të krimeve të rënda ekonomike e vrasjeve politike që i kanë bërë në Kosovë gjatë kohës njëzet vjeçare të keq qeverisjes së saj, në kohën (kur tërë bota brengë kryesore e kishte luftën me virusin kinez), ato forca politike që i frikoheshin madje edhe hijes së kryeministrit Kurti, njëzëri u bashkuan dhe e rrëzuan nga froni këtë lider të ri , me entuziazëm të madh pune, përcaktim të qartë kombëtar për të ardhmen e vendit të tij dhe qytetarëve të saj. Prijatar i kësaj valleje ishin dhe mbetën Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Kësaj i kontribuoji tepër edhe papërvoja në qeversje e kryeministrit Kurti dhe mos gjindëshmëria e tij të caktojë këshilltarë jo axhami por me përvojë të gjatë dhe të sukseshme politike dhe herë herë edhe ti dëgjojë ata sepse është tepër vështirë ta mposhtish dinakërinë e titistëve dhe enveristëve të cilët mbi tridhjet vjet jetuan pa një ditë punë në kurrizë të evropianëve duke i gënjyer ata se ndiqen nga ideologjia komuniste në vendet ku jetojnë dhe në faktë vetë ishin komunistë të përbetuar.

Me këtë vendim të kushtetueses Kosova nisë një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë drejtë konsolidimit të saj. Ky vendim gjithsesi e forcon edhe më tej pozicionin e Serbisë në rajon që filloi me përkrahjen e parezervë dhe poltronizmin sançopaçian të Ramës dhe Thaçit ndaj Vuçiqit. Shifet qartë se Serbia me ndihmën e Rusisë nuk ri e qetë në Ballkan: trazirat në Mal të Zi, ndërhyrjet tinëzake në Bosnjë e Hercegovinë, armatimi i saj deri në dhëmbë nga Rusia duhet t’i esullojnë kosovarët që çdo natë kur shohin ëndërra mos i shohin kolltuqet e buta por fatin e popullit dhe shtetit.

Ata që provuan të udhëheqin me shtetin e Kosovës dhe e shkatruan atë deri në themel dhe sollën varfëri biafrane ekonomike, e familiarizuan dhe shkatruan diplomacinë, i vodhën skajshmërisht begatitë e popullit dhe shtetit nuk duhet të pretendojnë për një qeverisje të re pa mandatin e sovranit dhe vetëm me aminin e Thaçit. Sot në botë vetëm kosovarët e ndjekin fatin e izoluar (të varur nga vizat evropiane) nga bota të palestinezëve. Popujt tjerë, madje edhe shumë më të varfër, janë të lirë. Forcat politike në Kosovë, organizatat joqeveritare, intelektualë e politikanë të pavarur duhet të kërkojnë nga Këshilli i Evropës të sqarohet deri në fund raporti i Dik Martit për veprimtarinë e Hashim Thaçit sepse pa ikjen e tij nga froni Kosova edhe më tej do të përballet me dilemën hamletiane të jeshë ose mos të jeshë.

Për ata që mendojnë se me një të matur të tërkuzës dhe “korrigjimit” të kufinjëve dhe “bashkimit” të Luginës me Kosovën, pa dhënë asnjë centimetër tokë Serbisë kam një porosi të veçantë: mos u hyni lojërave të tilla se fundin do ta keni keq. Por do t’i sjellni dëm të madh Evropës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

Unë për vete, si shumë të tjerë, e dij se situata status quo e Veriut nuk është e mirë dhe do zgjidhje. Por, zgjidhja e ofruar nëpër mediume e këshilltarëve të ndryshëm “proamerikanë” për ndarjen e Kosovës hap zjarr njëshekullor në Kosovë e Ballkan. Krijimi i “kishave autoqefale serbe” ose ndryshe Serbive të vogla në zemër të Kosovës do të ishte gabim i pafalshëm kombëtar që rapsodët kosovarë do ta këndonin ndër shekuj ashtu siç u këndojnë Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës për atdhetarizmin e tyre dhe Esat Pashës dhe kuislingëve tjerë për tradhëtin kombëtare. Mjafton ta shihni se çka “të mençurit” ndërkombëtar bënë me Bosnjën, dhe mos shkoni më tej.

Isa, Haradinaj, Limaj, këta politikanë të dështuar duhet t’u ikin planeve djallëzore të Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe ta matin veten në zgjedhje të reja parlamentare, poqese e duan më tepër Kosovën se xhepat e tyre.