Kushtetuesja paralajmëron: Organet shtetërore nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e Kacarskës

Picture of INA
INA

10/07/2024

Gjykata Kushtetuese me anë të një konkluzioni paralajmëron organet shtetërore se nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e gjykatëses kushtetuese Dobrilla Kacarska. Konkluza, është miratuar njëzëri pasi që javën e kaluar, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dërgoi letër në Kuvend në të cilën informonte se Kacarska ka dalë në pension më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa gjykatësja që del në pension, nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e gjykatësit kushtetues dhe kjo arsyetohet me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Në pajtueshmëri me nenin 111, qartë janë të caktuara bazat për ndërprerje të funksionit të gjykatësit kushtetues. Prej këtu është e qartë se organi i vetëm kompetent që të vendos për ndërprerje të gjykatësit kushtetues është vetë Gjykata Kushtetuese. Çdo marrje e çfarëdo veprimeve nga cilido organ shtetëror, jashtë bazave të caktuara me Kushtetutë në nenin 111, paraqet shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ndërhyrje në pavarësinë dhe autonominë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatësit kanë konstatuar se në 60 vite ekzistencë të Gjykatës Kushtetuese, nuk ekziston një rast i vetëm ku ndonjë gjykatësit i është ndërprerë funksioni për shkak të realizimit të të drejtës për pensionim.

Neni 111, paragrafi 4 i Kushtetutës, parasheh rregulla se kur duhet t’i ndërpritet mandati një gjykatësi kushtetues.

“Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon funksioni nëse paraqet dorëheqje. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të shkarkohet nga detyra nëse dënohet për vepër penale me dënim të pakusht me burg me më së paku gjashtë muaj ose kur përgjithmonë do ta humb aftësinë për ushtrimin e funksionit të tij, të cilën e verifikon Gjykata Kushtetuese”, thuhet në Kushtetutën e RMV-së, neni 114, paragrafi 4.

Në lidhje me letrën e dërguar në Kuvend, Alsat kontaktoi kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, e cila nuk dëshiroi të komentojë, duke vlerësuar se mund ta dëmtojë procedurën.

Ndryshe, Kacarska para se të bëhet gjykatëse kushtetuese ka ushtruar detyrën e gjykatëses në Gjykatën Penale të Shkupit. Ndër lëndët më të nxehta që ka punuar është “Tanku”, në të cilin u dënuan ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministren e brendshme, Gordana Jankullovska. Kacarska do të mbahet mend edhe për rastin e 27 prillit, ku dënoi të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Pikërisht për këto lëndë, VMRO-DPMNE-ja gjatë kohës derisa ishte në opozitë ishte kritikuese e ashpër e Kacarskës. Madje, sipas tyre, Kacarska është bërë gjykatëse kushtetuese, pikërisht si shpërblim për aktgjykimet e shqiptuara kundër funksionarëve dhe pjesëtarëve të VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

TË FUNDIT
7 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
7 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
9 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
9 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)
10 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

ME TE LEXUARA

17 orë
Disa vjedhje në Çarshinë e Shkupit, hajni kapet nga kamerat!
10 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi
17 orë
Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative
10 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
17 orë
Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore
10 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
17 orë
EVN: Është riparuar defekti me rrymën elektrike pas motit të ligë në Shkup

LEXO MË SHUMË

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

INFO

NA NDIQ