Kushtetuesja pritet të votojë për iniciativën që konteston ndryshimet paraprake të Kodit Zgjedhor

Picture of INA
INA

26/02/2025

Gjykata Kushtetuese po mban seancë në të cilën duhet të votojë për iniciativën që konteston ndryshimet paraprake të Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë me kushtet për paraqitjen e listave të kandidatëve të pavarur për deputetë, si dhe për anëtarët e këshillave dhe kryetarët e komunave. Sipas dorëzuesve të iniciativës, pragu për paraqitjen e listave të pavarura qytetare është rritur në mënyrë drastike në 1% të trupit votues, gjë që sipas tyre shkakton një pozitë të pabarabartë të qytetarëve kur bashkohen në iniciativa për të paraqitur lista të pavarura për pjesëmarrje në zgjedhje. Thuhet se këto ndryshime kanë krijuar pabarazi të qytetarëve dhe diskriminim në favor të partive. Në seancën e sotme, do të diskutohet edhe për iniciativën që konteston vendimin e Qeverisë, me të cilin jepet miratim për themelimin e shkollës së mesme “Medreseja Isa Beu”, më 26 mars të vitit të kaluar. Sipas parashtruesit, themeluese e kësaj shkolle është Bashkësia Fetare Islame, ndërkaq më tej shton se, grupet religjioze apo bashkësitë fetare nuk lejohen të themelojnë shkolla, ku organizohet dhe mbahet mësim në formatin e gjimnazit, shkencave humane, gjuhësore, të artit apo matematiko natyrore. Në iniciativë, thuhet se Kushtetuta, bashkësitë fetare i lejon të themelojnë vetëm shkolla fetare. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

Erdogan dërgoi letër ngushëllimi deri te Siljanovska dhe Mickoski: Turqia është me ju në këto momente të vështira

Ka përfunduar autopsia e të gjithë të vdekurve nga zjarri në Koçan

Në afërsi të diskotekës në Koçan ka qenë një depo me karburant

Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen të enjten

“Arben Taravari, simbol i përkushtimit në krizën shëndetësore pas tragjedisë në Koçan”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË