Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet kontestuese 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan në mars të vitit 2024 dhe me të njëjtat u rrit në mënyrë dramatike pragu i nënshkrimeve të nevojshme për dorëzimin e listave të pavarura në zgjedhje, respektivisht 1% prej trupit votues.
Vendimi erdhi pas ngritjes së nismës nga ish deputetja Liljana Popovska, por edhe një grupi të qytetarëve të cilët kontestuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Me ndryshimet e Kodit, kandidatët e pavarur viheshin në pozitë diskriminuese në raport me partitë të cilat garojnë në zgjedhje, ndërsa janë të regjistruara me vetëm 1.000 votues. Kjo, ka ndihmuar që kandidatët e pavarur të eliminohen nga gara, në dobi të partive. /Alsat.mk