Kushtetuta, Mickoski e Kovaçevski s’kanë komunikim

Picture of ina-online
ina-online

06/10/2023

Pushteti dhe opozita nuk kanë pothuajse asnjë formë komunikimi personal në nivel më të lartë për ndryshimet kushtetuese. Kreu i VMRO-DPMNE-së e cilëson të mbyllur çdo mundësi që ata të merren vesh për këtë çështje.

Mickoski thotë se tani palët nuk duhet më të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese, por duhet të ulen të bisedojnë për zgjedhjet në vitin e ardhshëm.

“Mendoj se kjo temë është mbyllur. Nuk ka kohë. Tashmë jemi në muajin tetor. Ne jemi në më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të mos ketë komunikim për atë se çfarë jemi duke bërë, sepse kemi dy procese të rëndësishme zgjedhore të cilat do të ndodhin për disa muaj”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski këto komente i bëri në intervistë për Tv Sitel. Ai vlerëson se duhet të caktohen datat e zgjedhjeve, meqë në prill dhe në maj, kur janë dhe afatet ligjore për zgjedhjet presidenciale, janë festat fetare si Ramazani dhe Pashkët. Për kryeministrin Kovaçevski, nuk ka nevojë për takim liderësh për të caktuar datat e zgjedhjeve të rregullta.

“Kjo kërkesë e Mickoskit është edhe një kërkesë tjetër që të lihen anësh institucionet e vendit, të lihet anash parlamenti i vendit, të lihen anash procedurat dhe ligjet dhe të rregullohet në tavolina diçka që është rregulluar me ligj. Tek ne është e definuar qartë kur mbahen zgjedhje presidenciale dhe zgjedhje parlamentare në afatet e rregullta”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Megjithatë kryeministri një ditë më parë nga samiti i BE-së në Spanjë vlerësoi se edhe një mundësi tjetër për VMRO-në është e hapur.

“Mundemi që të hënën të caktojmë seancë në Kuvend në të cilën do të votohen amendamentet kushtetuese dhe po atë ditë të caktohen zgjedhje dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shtoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndryshimet kushtetuese duhet të votohen e shumta në fund të muajit nëntor që të arrihen afatet para samitit të BE-së në fillim të dhjetorit. Deri tani nuk është caktuar akoma vazhdimi i seancës parlamentare në të cilën duhet të merret vendimi për hapjen e Kushtetutës me 80 vota. /Alsat.mk

TË FUNDIT
4 orë
ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave
6 orë
BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës
8 orë
Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)
9 orë
Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve
12 orë
Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ariu mbyti dhe i ngrëni disa dele në Raven të Gostivarit
13 orë
Sulejmani: Teatri i Tetovës do të hapet gjatë mandatit tim!
18 orë
Ky është parashikimi i motit për sot
13 orë
BFI nuk e njeh vendimin e Gjykatës: Selver Xhemaili është myfti i Tetovës
18 orë
Tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut, një grua me thikë vret burrin dhe vjehrrin e saj

LEXO MË SHUMË

Maksim Dimitrievski

ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave

BDI selia

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

fronti evropian vlen

Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)

ali ahmeti

Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve

IMG_2997

Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

kurban dashi

Festa e Bajramit, çmimi për kurban nga 200 deri në 2 mijë euro

mickoski hristijan

Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

Kuvendi Parlamenti

Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Gjithsej 36 ish-deputetë do të marrin apanazh në 12 muajt e ardhshëm

INFO

NA NDIQ