“Kushtoi 120,000 £/Nga festa luksoze, tek unaza me diamant, detajet nga fejesa e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit

Picture of INA
INA

18/10/2025

Adhuruesit e familjeve mbretërore u përballën me një lajm emocionues këtë javë, kur u konfirmua fejesa e Princit Lekës me të dashurën e tij, Blerta Celibashi. Pas publikimit të momenteve nga fejesa, vëmendja e mediave ndërkombëtare u përqendrua tek unaza e fejesës së Blertës, një diamant elegant që është vlerësuar deri në 120 mijë paund.

Në një postim në “Instagram”, Blerta shkroi: “Ishte dashuri në ajër dhe paqe në zemrën time”.

E veshur me një fustan të gjatë saten në ngjyrë fildishi, ajo shkëlqente në një dhomë të mbushur me dritë dhe bimë të gjelbra, ndërsa në një nga fotot tregonte me krenari unazën e saj të re.

Eksperti i bizhuterive, Nilesh Rakholia, themelues i markës britanike “Abelini”, e përshkroi unazën si një kombinim perfekt mes “fisnikërisë” dhe “elegancës”. Sipas tij, ajo përbëhet nga një diamant i prerë oval ose “cushion” mbi një rrip me gurë të vegjël, një dizajn i përjetshëm që ndërthur klasiken me modernen.

“Diamanti i zgjatur tërheq vëmendjen dhe krijon një siluetë elegante, ndërsa rripi i pavé i shton shkëlqimin, pa e errësuar gurin qendror”, shpjegoi Rakholia për HELLO! Sipas tij, nëse guri qendror është rreth 2-3 karatë me pastërti dhe ngjyrë të shkëlqyer, unaza mund të ketë një vlerë midis 80,000 dhe 120,000 paund, rreth 100,000–150,000 dollarë amerikanë.

“Unaza e Blertës është shembull i një prirjeje të re në dizajnin e unazave të fejesës, një përzierje mes respektit për traditën dhe shprehjes personale”, shtoi eksperti.

Fejesa e tyre njoftua zyrtarisht nga Oborri Mbretëror Shqiptar më 11 tetor 2025, me këtë deklaratë: “Oborri Mbretëror ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, me zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025 në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Familja Mbretërore ndan këtë gëzim me popullin shqiptar dhe falënderon të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të përzemërta në këtë rast të lumtur”.

Kjo është fejesa e dytë për Princ Lekën, i cili u nda nga ishbashkëshortja Elia Zaharia në janar të vitit 2024, pas një martese tetëvjeçare. Çifti ka një vajzë, Princeshën Geraldine, e cila u shfaq në video me një fustan sateni pranë babait të saj dhe Blertës.

Çifti u bë publikisht i njohur në shtator të vitit 2024, tetë muaj pas ndarjes së Lekës nga Elia. Shenjat se marrëdhënia e tyre po bëhej serioze u dhanë kur Blerta mori pjesë për herë të parë në një angazhim zyrtar mbretëror në shtator 2025.

Në vizitën e tyre në Fondacionin “Mbretëresha Geraldine”, një organizatë që mbështet arsimin dhe nismat bamirëse në Shqipëri, çifti u shfaq i dashuruar, duke ecur dorë për dore nëpër ambientet e fondacionit.

TË FUNDIT

Kombëtarja e pamposhtur, por ne minutat e fundit pëson nga Anglia

Zeqirja Ibrahimi shpërthen ndaj librit të Ben Blushit: Strategji provokimi për të shitur më shumë

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Aksident trafiku në Shkup, një i vdekur dhe tre të lënduar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË