Kushtoi 330 milionë Euro, tunelet e Rrugës së Arbrit të mbushura me ujë

Picture of Ina Online
Ina Online

01/12/2024

Një video e filmuar mbrëmjen e djeshme në tunelet e Rrugës së Arbrit, pranë Bulqizës, ka ngritur shqetësime mes qytetarëve. Në pamjet e publikuara duket qartë si uji rrjedh me intensitet nga muret e tunelit, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e kësaj vepre infrastrukturore.

Rruga e Arbrit, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, ka kushtuar rreth 330 milionë euro dhe është financuar nga një model partneriteti publik-privat. Ky aks rrugor është promovuar si një lidhje e rëndësishme mes Tiranës dhe Dibrës, që synon të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të zonës.

Megjithatë, problematika të tilla si rrjedhjet e ujit në tunele kanë rindezur debatet mbi cilësinë e punimeve dhe qëndrueshmërinë e investimit. Banorët lokalë dhe përdoruesit e rrugës shprehen të shqetësuar për sigurinë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit kur reshjet mund të shtojnë rrezikun e përmbytjeve brenda tuneleve.

Autoritetet përkatëse ende nuk kanë reaguar për situatën. Ndërkohë, qytetarët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problematikës./JOQ

https://static.joq-albania.com/imagesNew/2024/11/vidd.mp4?_=1

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË