KUVENDI (BESËLIDHJA) E LEZHËS (2 MARS 1444)

0

Prof. Dr. Nebi Dervishi

(Me rasin e 574 vjetorit)

Më 2 mars 2018 mbushen plotë 574 vjet të Besëlidhjes së Lezhës ose Lidhjes së Lezhës mbajtur më 2 mars 1444, ku u venduan themelet për ndërgjegjen e bashkimit dhe traditës shtetërore shqiptare.

     Lidhja ose Kuvendi i Lezhës, 574 Vjetorin Jubilar e së cilës  do ta përkujtojmë më 2 mars 2018, zë një vend nderi në pantenonin e historisë sonë kombëtare. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezisterncës antiosmane, në mesin e shekullir XV, që ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

Historiogrtafia jonë e udhëhequr deri vonë nga politika ditore, nuk e ka trajtuar sa duhet çështjen e historisë së trojeve shqiptare gjatë mesjetës, të cilat sot gjënden jashtë kufirit politik të Shqipërisë. Që këtej, edhe Kuvendi i Lezhës më 1444. ose Lidhja e Princave Shqiptare e njohur ndryshe me emrin BESLIDHJA SHQIPTARE E LEZHËS, për shkaqe të mesazheve të veta parësore rreth çështjes së bashkimit kombëtar nuk u trajtua si çëshjte historike në vete. Përjashti, në këtë aspekt bëjnë studimet e historianëve të mirënjohura, si bie fjala, A.Buda, Ali Hadri, Kasam Biçaku, Kristo Frashëri, Petrika Thëngjilli, Jahja Drancolli, Selim Daci, Muhamet Tërnova, Muhamet Malaj, Masar Kodra, Reshat Nexhipi, Muzafer Bislimi, Ali Vishko, Nebi Dervishi, Ilmi Veliu, Halim Purellku, Zeqirja Idrizi, Qerim Dalipi e ndonjë tjetër.

Edhe pse ushtria osmane hasën në qëndresën Ballkanase nga beteja e kualicionit të parë ballkanik në Betejën e Maricës, më 1371 edhe në betejën e popujve që u zhvillua në Fushë Kosovë, më 1389, megjithatë, është për të vënë re, në fillim as Shqipërua nuk qe në gjendje t’i bënte ballë invazionit feudal ushtarak, osman, meqë edhe këtu, sikur në vendet të tjera të Ballkanit, kryezotërinjtë feudal, ishin të përçarë midis tyre. Ata mendonin gabimisht se mund t’i ruanin zotërimet e veta duke hyrë si vazal nën osmanët. Mirëpo, më vonë kur u hetua se këmba shtypëse osmane nuk ka të ndalur, e kur zotërimet e tyre i gllabëroi sistëmi osman i timarëve, ata u detyruan të organizonin kryengritje, të cilat përfshinë gati gjithë trevat shqiptare. Këto kryengritje që shpërthyen gjatë viteve 30-të të shek. XV i shkaktuan telashe të mëdha sultan Muratit II. Kryengritjet në fjalë, edhe pse kishin përmasa të gjëra, nuk dhanë ndonjë rezultat të dukshëm, meqë nuk qenë të morivuar nga aspekti i çlirimit kombëtar të atdheut të robëruar, por u nisën nga interesat feudale rajonale. Ata u ngritën jo për të çliruar të gjithë trevat shqiptare, por vetëm krahinat ku kishin pronat e tyre dhe ku ushtronin pushtetin e tyre feudal. Që këtej, kryengritjet kundër osmanëve gjatë viteve 30 –të, nuk shpërthyen kudo në të njëjtën kohë dhe nuk patën një qendër të vetme drejtuese. Pushteti osman e patën kështu lehtë që t’i shtypin një nga një kryengritjet e tilla të shkëputura.

Me gjithë kushtet e vështira në fillim të viteve ’40, Heroi i ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skendebeu, diti të zgjidhte hallkën, që i duhej për një fillim të mbarë të kryengritjes çlirimtare. Sikurse na njohton Barleci, sapo shpalosi në Kalanë e Krujës flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, Skenderbeu shkoi prej një vend në vend tjetër për ta ftuar popullatën në luftë çlirimtare kundër zgjedhjes së huaj. Krahas kësaj ai shikonte si një hapë përpara e të domosdoshme, thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm në të cilin do të përfaqësoheshin sundimtarët e ndryshëm e krerë të tjerë të vendit.

Për përgatitjen e një mbledhjeje të tillë, Fatosi ynë e pa të nevojshme që më parë, ndërmjet tij dhe kryezotërinjve të ndryshëm shqiptarë të zhvilloheshin një sërë takimesh individuale për marrëveshje. Si rezultat i këtyre takimeve u pranua mendimi për thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm shqiptar, që do të mbahej në qytetin e Lezhës. Rruga drejt saj ishte përgatitur prej kohësh, sepse populli shqiptar dhe elita drejtuese e tij, që i ndien shpejt rrjedhimet e rënda shkatërrimtare të pushtimit osman, u bënë të vetëdishëm se pa bashkimin e forcave nuk mund t’i bëhej rezistencë fuqisë më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane.

Është me interes të theksohet se, ekzistonin një varg arsyesh që të caktohej Lezha si vendi ku do të mbahej Kuvendi. Në radhë të parë, meqë në vargun e zotërimeve venedikase në trevat shqiptare, Lezha kishte një vend i veçantë. Pozita gjeografike e saj bënte të qëndronte si e izoluar prej tyre dhe ekonomikisht të ishte e lidhur ngusht me tokat e tjera shqiptare rreth saj, që ishin nën zotërimin e sundimtarëve shqiptarë, e sidomos të Kastriotëve. Ajo ishte në afërsi të zotërimeve të numrit më të madh të pjesëmarrësve në Kuvend. Në jetën politike të vendit, siç do të tregojnë edhe ngjarjeet që pasuan, qyteti i Lezhës inkuadrohej në anën e forcave shqiptare dhe ishin një pikmbështetje e rëndësishme për to. Nga ana tjetër, mbajtja e Kuvendit në Lezhë e cila ishte nën zotërimin e Venedikut dhe jo të sundimtarëve shqiptarë, bëhej edhe për të mënjanuar ndonjë mosmarrëveshje ose pakënaqësi që mund të lindte ndërmjet tyre nëse mbahej në zotërimet e njërit apo tjetrit dhe për të detyruar Republikën e Venedikut që të mos ndërhynte në jetën e brendshme të Shqipërisë, duke i dhënë me këtë të kuptonte se ngjarjet nuk drejtoheshin kundër tij (Venediku).

Në Kuvendin e përgjithshëm shqiptar, Beslidhjen shqiptare, të mbajtur në kryekishën e Shën Kolit në Lezhë, më 2 marsi 1444, morën pjesë sundimtarët, midis të cilëve ishin: Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikoll e Pal Dukagjini, Theodor Korona Muzaka, Lek Zaharia, LekëDushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, si dhe përfaqësues të Malësive shqiptare dhe sundimtari i Malit të Zi, Stefan Cërnoeviqi me djemtë Gjergjin e Janin nga Zhabjaku etj.

Lidhja ose Beslidhja Shqiptare e Lezhës, pra, u krijua me vullnetin e sundimtarëve të vendit, të cilët, duke nxjerrë mësim nga përvoja e së kaluarës, përpara rrezikut që u kërcënohej nga pushtimi osman, lanë mënjanë divergjencat dhe vendosën bashkimin e forcave politiko-ushtarake dhe ekonomike të vendit. Për këtë qëllim, Lidhja mori masa për krijimin e një ushtrie të përbashkët dhe të një arke lufte si organe të veta; Ajo e shpalli Skenderbeun kryetar të saj dhe njëkohësisht, me titullin “KAPEDAN I PËRGJITHSHËM”, komandant epror të ushtrisë. Ushtria do të përbëhej nga repartet e rekrutuara në zotërimet e së cilit prej anëtarëve të Lidhjes të cilët do të mbanin komandën e këtyre reparteve dhe të jepnin një kontribut në të holla për mbajtjen e ushtrisë. Si në arkën e luftës, ashtu edhe në ushtri, principata e Kastriotëve jepte kontributin më të madh. Në Lidhjen e Lezhës secili prej pjesëmarrësve ruante autonominë e vet politike; Skenderbeu si kryetar i saj nuk kishte të drejtën të ndërhynte në zotrimet e sundimtarëve të tjerë. Megjithatë, caktimi I një ushëheqësi politik e ushtarat unik ishte një hap që ndihmonte për kapërcimin e përçarjes feudale. Mjetet e bashkuara të Lidhjes së Lezhës e komanda unike krijuan premisa më të mira për organizimin e mbrojtjes së fuqishme të masave popullore, i dha Skenderbeut si udhëheqës të saj mundësinë që t’u bënte ballë me sukses situatave të vështira të një lufte të gjatë e cila u zhvillua nganjëherë në dy fronte, kundër osmanëve dhe Venedikut, si dhe në kushtet e shkëputjes së disa anëtarëve prej Lidhjes së Lezhës.

Me gjithë marrëdhënjet që ishin krijuar midis Skenderbeut dhe sundimtarëve të tjerë shqiptarë, këta të fundit vazhdonin t’i gëzonin të drejtat feudale në zotrimet e tyre. Ruajtja e këtyre të drejtave bënte që në jetën politike të brenshme të shfaqeshin dukuri, si bie fjala, mospërmbushjen e detyrimeve që dalin nga dispozitat e Kuvendit, mospjesëmarrja e tyre në luftime të ndryshme, mosmarrëveshjet dhe lëkundje para vështirësive e presioneve osmane, mosëmarrëveshjet e grindjet ndërmjet veti, kujdesi i pamjaftueshëm për marrjen të masave të ndryshme mbrojtëse nëpër zotërimet e tyre, mbajtja jashtë kuadrit të ushtrisë së përbashkët e trupave të veçantë që vepronin nën komandën e tyre.

Edhe pse vetë logjika e ngjarjeve i tregoi heroit tonë kombëtar, se duke qëndruar mbi bazën e Lidhjes së Lezhës si aleancë vullnetare, karakter që e kishte në fazën fillestare, nuk mund të realizoheshin detyrat që shtronte problemi kryesor i kohës, mbrojtja e vendit.

Prapseprapi, Heroi i ynë kombëtar, Skenderbeu, besonte që populli i tij i bashkuar edhe pse i vogël do të korrte suksese të shënuara përballë ushtrisë kolosale osmane. Një besim i këtill e trimëroi Skenderbeun për t’u ngritur, aq tepër sa që u shpall për Vigan të përleshjeve ndërmjet Perëndimit e Lindjes. Heroi ynë kombëtar, gjithashtu dinte fare mirë se në krye të popullit të vogël, por të bashkuar, mund të matet me të mëdhenjtë.

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, dhe porosit e Kuvendit të Lezhës na mësojnë për të besuar gjithnjë në të ardhmen. Këtë porosi e shprehu edhe Papa Pavli VI në vitin 1968 me rastin e 500 Vjetorit të vdekjes së Skenderbeut: “ ZEMRAT E TË GJITHËVE TË ZBUTEN E TË HAPEN PËR TË PRANUAR KËSHILLAT E PERËNDISË DHE QË E ARDHMJA E KOMBIT SHQIPTAR BUJAR TË JETË E DENJË PËR TË KALUARËN E TIJ TË LAVDISHME E PËR ATË MISION QË ZOTI NË KËTË SHEKULL E KA SHËNUAR”.

Edhe pse rezultatet e Kuvendit të Lezhës dhe luftërat çlirimtare të popullit tonë të udhëhequra në krye me Skenderbeun nuk çuan në një fitore përfundimtare, ato prapëseprap i vunë bazat për ndërgjegjen e bashkimit dhe të traditës, shtetërore të shqiptarëve, popull që krijoi qysh në mesjetë format e veta të organizimit politik; Ashtu si edhe popujt e Ballkanit, edhe tek ai tradita e tij shtetërore e ka zanafillën në mesin e mesjetës. Traditë kjo e bashkimit politik që u shpreh gjatë kryengritjeve të mëdha shqiptare gjatë shekujve që pasuan, e që u gjallëruan sërish në fund të shekullit XVIII. Dhe mbi këtë taban u mbështetën së fundi në vitet 1878-1881 Lidhja Shqpitare e Prizrenit dhe në fillim të shek XX, në kushte të reja e më të avancuara, forcat kombëtare, të cilat, duke mposhtur të gjitha vështirësit, më 28 nëntor 1912 themeluan Shtetin Kombëtar të përgjysmuar Shqiptar dhe gjashtë vite më parë (2008) Shtetin e dytë Shtetin e Kosovës.

Nga e gjithë ajo që u tha më lartë, me plotë të drejtë mund të përfundojmë se Kuvendi i Lezhës ose Beslidhja e Lezhës, edhe pse kanë kaluar plot 574 vite, mbetet si model I BASHKIMIT POLITIK E USHTARAK TË SHQIPTARËVE PËRBALL RREZIKUT TË HUAJ DHE SI KUVEND BESLIDHJEJE QË HAPI NJË EPOKË TË LAVDISHME NË HISTORINË TONË KOMBËTARE.

 Struge, 01.02.2018