Kuvendi do të mbajë vazhimet e disa seancave plenare

Picture of INA
INA

27/11/2023

Kuvendi sot do të mbajë vazhdimet e 11 mbledhjeve, në të cilat duhet të hapet debati për pikat e pashqyrtuara të rendit të ditës.

Më së shumti pika të pashqyrtuara ka në mbledhjen 131 dhe 115. Në mbledhjen e 131-të janë Propozim – vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për themelimin e komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë, Propozim – vendimi për ndryshimin e Vendimit për ndryshime të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, Propozim – vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike – Operative – Teknike – ATO, Propozimi për zgjedhjen gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi për shpalljen e emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhje janë edhe ndryshimet e ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor, për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, për mbrojtje të fëmijëve, për mbrojtje sociale, për dhënien e fletëobligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkombëtarizim, të gjitha me procedurë të shkurtër.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim – deklaratën për solidaritet me popullin palestinez dhe dënim të okupimit izraelit, për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtave të përafërta, në lexim të parë edhe për Propozim – vendimin për dhënien e lejes për Statutin e Akademisë Ushtarake “Gjeneral Apostollski” – Shkup.

Në mbledhjen e 115-të pika të pashqyrtuara janë Informacioni për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, raportet vjetore për punën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të mediave, për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë, të gjitha për vitin 2022.

TË FUNDIT
5 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
7 orë
Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona
8 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
8 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

ME TE LEXUARA

19 orë
Fronti Evropian ka ngritur padi në Gjykatën Administrative për vendimin e KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë
16 orë
Ndërroi jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Vaid Sali
12 orë
VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë
19 orë
Kacarkas i mbaron mandati, pasardhësi i saj do të bëhet i ditur në fund të kësaj jave
16 orë
Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat
12 orë
Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

LEXO MË SHUMË

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

qeveria

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

fronti evropian vlen

VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë

INFO

NA NDIQ