Kuvendi e filloi mbledhjen e 127-të, miratohet vendimi për Komisionin anketues për ngjarjet në onkologji

Picture of INA
INA

03/10/2023

Kuvendi sot e filloi mbledhjen e 127-të ku pika e parë e rendit të ditës është Propozim- rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë e cila u përgatit në kuadër të debatit mbi procesin Zhan Mone. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka informuar se për Propozim- rregulloren do të debatohet pasi të shqyrtohet nga Komisioni amë për Rregulloren për çështje të mandatit dhe imunitetit si dhe Komisionin legjislativ-ligjor.

Para kësaj, Fadil Zendeli nga Besa ka kërkuar që në rend dite të mbledhjes të vendoset Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Vendi në KSHZ ka mbetur vakant që kur Krenar Lloga nga ASH-ja u bë ministër i Drejtësisë. Konform Kodit zgjedhor, anëtar i KSHZ-së duhet të jetë përfaqësues i opozitës nga radhët e partive shqiptare.

Zendeli ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Xhaferi se nuk dëshiron në dy seanca ta vendosë në rend dite Propozim- vendimin. Xhaferi, nga ana tjetër, tha se nuk mund të vendos në rend dite pikë për të cilën nuk ka material, e përveç kësaj deputeti i Besës, shton ai, flet në emër të partive opozitare. Kryetari i Kuvendit tha se nuk ka informacione se ka parti të reja politike sepse ai ka informacione për deputetë që në Kuvend funksionojnë si të pavarur. Xhaferi i ka bërë thirrje Zendelit që ta lexojë Rregulloren para se të propozojë pikën e rendit të ditës.

Në kuadër të seancës së 127-të, deputetët votuan për nevojën e miratimit të Propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirim nga taksat, me qëllim zbatimin e Vendimit për lidhjen e aneksit të marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e qëllimit të një pjese të mjeteve me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi miratoi Vendimin për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji. Kryetare e Komisionit anketues do të jetë Rashela Mizrahi, ndërsa zëvendës i saj do të jetë Aleksandar Veljanovski. Komisioni numëron 12 anëtarë dhe po aq zëvendës.

Në rend dite të mbledhjes së 127-të janë edhe Propozim-ligji për ratifikimin e amendamenteve të Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Propozim- ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

TË FUNDIT
2 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
3 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
3 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
3 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
3 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

ME TE LEXUARA

6 orë
Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë që transferuan pacientët në një klinikë private
15 orë
Daniel Serwer: Suksesi i Kosovës s’i konvenon Vuçiqit
12 orë
Në seancën parlamentare u verifikuan mandatet për deputetët e rinj
6 orë
Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike
15 orë
Tre të plagosur rëndë nga Maqedonia, vendim i çuditshëm i gjykatës austriake
11 orë
Mickoski: Parku më i madh i mullinjve me erë në rajon do të sjellë 630 vende të reja pune
6 orë
Mucunski: Mbetemi një anëtar i besueshëm i NATO-s me një kontribut të rëndësishëm për paqen globale
15 orë
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
11 orë
Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

Screenshot_20240625-214455~2

Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Mucunski stoltenberg

Mucunski: Mbetemi një anëtar i besueshëm i NATO-s me një kontribut të rëndësishëm për paqen globale

pushk-gjahu

Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

INFO

NA NDIQ