Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

INA
INA

06/12/2023

Ndonëse Kryesia qendrore e ASh-së ka marrë vendim që në zgjedhje të shkojnë vet si parti, megjithatë këtë vendim mund ta ndryshojë Kuvendi i partisë. Kështu tha në emisionin 10minuta deputeti i kësaj partie Halil Snopçe. Sipas tij ende nuk është caktuar datë për mbajtjen e mbledhjes së kuvendit, por shtoi se ndonëse mund të ketë mendime të ndryshme, partia në fund do të jetë me qëndrim të unifikuar.

“Kryesia qendrore e ASH para disa javëve ka sjellë vendim që ASH të del vet në zgjedhje. Ky është vendim i Kryesisë qendrore të ASH, por ne kemi një organ tjetër që është mbi Kryesinë qendrore dhe ky organ mund të ndryshojë këtë vendim. Me vet faktin që Kuvendi Qendror ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, nuk ka mbajtur as mbledhje në këtë vakum, prej momentit kur kryesia qendrore e ka marrë këtë vendim, ne i referohemi vendimit të kryesisë qendrore”- deklaroi Halil Snopçe – deputet i ASH-së.

Kur do të mbajë kuvendi mbledhje, a pritet së shpejti?

“Nuk kemi caktuar datë. Kështu që ne e dimë që duhet mbahet por datë nuk kemi caktuar. Bile edhe në mbledhjen e kaluar të kryesisë qendrore nuk u caktua data”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9419

UT-ja çmim për Talat Xhaferin, Ziberi: Mos të keqpërdoret UT-ja në periudhë parazgjedhore

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

INFO

NA NDIQ