Kuvendi i Komunës së Tuzit, miratoi statutin e komunës, 1 Shtatori Dita e Komunës

0

Këshilltarët e shumicës parlamentare, pas diskutimeve të shumta midis pozitës dhe opozitë, me shumicë votash miratuan Statutin e Komunës së Tuzit.

Të përmbajtur në votim ishin këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve kurse këshilltari i Social Demokratëve votoi kundër miratimit të statutit.

Para aprovimit të statuti këshilltarët pozitë-opozitë kishin diskutime të shumta rreth nenit 7 të statutit, në të cilin përcaktohet Dita e Komunës së Tuzit.
Këshilltarër e DPS-së dhe ai i Social Demokratëve kërkuan që Dita e Komunës të jetë 15 dhjetori, qe eshte dita e çlirimit të Tuzit, mirëpo nga Forumi Shqiptar kjo u kundërshtua, duke konstatuar se edhe ata kishin propozim tjetër, që Dita e Komunës të jetë 6 Prilli, por për shkak të arritjes së një koncenzusi u përcaktuan për 1 shtatorin, dita kur hyri në fuqi ligji me të cilin komuna e Tuzit u bë Komunë e plotë.

Me Statut të Komunës së Tuzit rregullohen: të drejtat dhe obligimet e Komunës së e Tuzit, mënyra e realizimit të tyre, punët dhe mënyra e vendimmarrjes së banorëve të Komunës së Tuzit, mënyra dhe kushtet për kryerjen e punëve të tyre, organizimi dhe mënyra e punës së administratës së Komunës së Tuzit, mënyra e sjelljes së rregulloreve, mënyra e delegimit të punëve të caktuara në komunë, mënyra e sigurimit të transparencës në punët e Komunës së Tuzit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në punët e komunës së Tuzit, financimi i Komunës së Tuzit, forma dhe përmbajtja e simboleve të Komunës së Tuzit, festa e Komunës së Tuzit, krijimi dhe funksionimi i bashkësisë lokale dhe format tjera të vetëqeverisjes lokale, kushtet për ngritjen e iniciativës qytetare dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e vetëqeverisjes lokale në Komunën e Tuzit.

Po ashtu në këtë seancë këshilltarja e Forumit Shqiptar, Leonora Gjeloshaj, u emërua Anëtare e Bordit mbikëqyrës të Organizatës Turistike të Tuzit, e deleguar nga Kuvendi i Komunës së Tuzit.

Albert Camaj