Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën

0

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë dyzetë pika të rendit të ditës, ndër to edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Seanca nis në orën 11:00, dhe ndër pikat e mbetura janë edhe dy propozim-rezoluta të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë 7 deputetë, rezoluta në lidhje me çështjen liberalizimit të vizave para dialogut, si dhe ajo për shtesat e fëmijëve.

Po ashtu, është paraparë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe projektligji për shërbimet postare.

Komentet

komentet