Kuvendi në kuadër vazhdimit të sotëm të seancës së 30-të, pa debat miratoi disa zgjidhje ligjore, ndër të cilat edhe Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit.
Zëvendës-ministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili sqaroi se në këtë mision do të dërgohen dy pjesëtarë të Armatës në një periudhë prej gjashtë muajsh, llogaritur nga muaji shkurt deri në muajin gusht të vitit 2025. Shpenzimet financiare për transportin, pagat dhe konpensimet e pagave dhe shpenzimet logjistrike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, i siguron Ministria e Mbrojtjes. Përgatitjet dhe organizimin e pjesëtarrëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar i kryen Ministria e Mbrojtjes. Ky vendim hy në fuqi ditën e ardhshme nga dita e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Pa debat, me 61 vota “pro”, pa të abstenuar dhe asnjë votë kundër, u votuan Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit shtetoror për vendimmarje në Procedurën Administrative, Procedurën e Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dyte, të dorëzuar nga deputeti Gjorgjija Sajkovski dhe Propozim-vendimi për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i dorëzuar nga Gjorgjija Sajkovski.
Me 62 vota “për”, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim, Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimet publike, të propozuar nga deputetët Aleksandar Jamalov, Antonijo MiloShoski, Bojan Stojanoski, Dragana Bojkovska, Zoranço Jovançev, Igor Zdravkovski. dhe Ljupco Prenxhov.