Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sonte me tre vota “për”, 64 kundër dhe asnjë abstenim hodhi poshtë interpelancën për zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Majiti, të dorëzuar nga koalicioni “Fronti Evropian”, përcjell INA.
Interpelancën e ka sqaruar Blerim Bexheti, duke theksuar se “Fronti Evropian” kërkon përgjegjësi politike dhe dorëheqje nga zëvendëskryeministri dhe ministri i parë për shkak të paaftësisë së tij për të menaxhuar situatat që kanë ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Si arsye për interpelancën, Bexheti përmendi incidentin e 28 nëntorit me djegien e flamurit kombëtar, Balancuesin, vendimet e Qeverisë për fshirjen e diasporës dhe Ligjin për gjuhët.
Mexhiti vlerësoi se interpelanca nuk ka të bëjë me të, as me gjuhën shqipe, as balancuesin apo përfaqësimin e drejtë, por me dëshirën e BDI-së për kthim në pushtet.
Ai porositi BDI-në të reformojë dhe të ndalojë “agresivitetin, arrogancën dhe ngritjen e tensioneve ndëretnike që ka praktikuar gjatë gjashtë muajve të fundit, që kur është në opozitë”.(INA)