Kuvendi miratoi ligjin për Medresenë, Ibrahimi: E premtuar, e realizuar

Picture of Ina Online
Ina Online

29/07/2025

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare.

Ligji u miratua me shumicë prej 80 votave “për”. Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, thotë se nga shtatori, të gjithë nxënësit do të gëzojnë të njëjtat të drejta, duke e bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.

“plenare me 80 vota PRO u miratua Ligji për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare. Nga shtatori, të gjithë nxënësit do të gëzojnë të njëjtat të drejta, duke e bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabart për të gjithë nxënësit”.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe respektimit të lirisë së besimit në vendin tonë!”, ka shkruar deputetja Saliu.

Ndryshe, me këtë ligj, nxënësit e shkollave fetare do të kenë mundësi të vazhdojnë fakultetin në drejtime të ndryshme, gjë që më parë ishte e pamundur, pasi diploma e tyre nuk njihej nga institucionet e arsimit të lartë.

Ibrahimi: E premtuar, e realizuar

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Shkollat e Mesme Fetare, duke e cilësuar këtë si një moment historik për shoqërinë dhe arsimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë të ndarë përmes rrjeteve sociale, Ibrahimi theksoi se miratimi i ligjit me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve në Kuvend është dëshmi konkrete se politika mund të jetë mjet për të garantuar barazi, dinjitet dhe respekt ndaj diversitetit.

“E premtuar – e realizuar. Faleminderit të gjithë deputetëve që me 2/3 e shumicës e mbështetën këtë ligj,” u shpreh ai.

“Sot, në mënyrën më të mirë dëshmuam se jemi për barazi në arsim, për një shoqëri që e respekton diversitetin dhe ka mirëkuptim për nevojat e qytetarëve.”

Ibrahimi nënvizoi se ky vendim është rezultat i një angazhimi politik të sinqertë, që e sheh pushtetin si shërbim ndaj qytetarit dhe jo si privilegj, duke shtuar me emocion:

“Janë këto çaste kur i thua vetes: ‘prandaj ia VLEN’.”

Në fund, ai shprehu urime për të gjithë nxënësit dhe familjet që do të përfitojnë nga ky zhvillim i ri në sistemin arsimor të vendit.

TË FUNDIT

Shkëndija mposhtet nga Qarabag

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

“Diasporë maqedonase, kthehu sërish në shtëpi”, pritje vetëm në maqedonisht

Mexhiti: Arrestohet një nga tifozët përgjegjës për brohoritjet antishqiptare në Kumanovë

“Mbylle bisedën, ndryshe do përkeqësohet”, Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Kasami, ta mbështesim sonte “Shkëndijën”, ta shkruajmë historinë në Ligën e Kampionëve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË