Kuvendi miratoi sot ligjin e ri për energjetikë

Picture of INA
INA

14/05/2025

Me votimin për të 62 deputetëve Kuvendi sot pasdite e miratoi Ligjin për energjetikë i cili konsiderohet si një prej ligjeve më të rëndësishëm me të cilin bëhet harmonizimi i legjislaturës së vendit me rregullativën e Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës.

Një prej përfitimeve më të rëndësishme është krijimi i një tregu liberal, transparent dhe konkurrues për energji elektrike. Kjo, sipas kompetentëve, do ta rrisë zgjedhjen dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët, ndërsa çmimet e energjisë do të jenë më tëd rejta dhe më të ulëta për shkak të konkurrencës. Ligji është përpunuar nga ana e Ministrisë së Energjetikës, pa konsultantë të huaj.

Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska kohë më parë vlerësoi se bëhet fjalë për një prej ligjeve më të rëndësishëm sepse sipas obligimeve tona ndaj komunitetit energjetik është dashur të miratohej që në vitin 2023.

“Është shumë i rëndësishëm sepse të gjitha rregullativat evropiane vendosen, implementohen tek ne. Atje për herë të parë rregullohen bateritë, përkatësisht deponimi i energjisë elektrike, formohen komunitete qytetare. Këtu për herë të parë fillon të bëhet metodologjia për matje të varfërisë energjetike. Me këtë ligj MEPSO do të kalojë nën Ministrinë e Energjetikës që normalisht edhe është pritur. Gjithashtu ka edhe për naftë, gaz. Ka shumë gjëra. bëhet fjalë për ligj voluminoz shumë të madh me 317 nene”, theksoi Bozhinovska.

Edhe për kryetarin e Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski, me këtë[ zgjidhje ligjore blhemi sikur të jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian sepse janë i9mplementuar të gjitha direktivat evropiane në fushën e energjetikës.

Që të dy konsiderojnë se sfidë më e madhe në periudhën në vijim do të jetë përpunimi dhe miratimi i akteve nënligjore dhe rregullativave.

TË FUNDIT

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË