Kuvendi miraton Rezolutën që dënon sulmin terrorist serb, kërkon hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë

Picture of INA
INA

28/09/2023

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën, e harmonizuar nga grupe parlamentar ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Reklama

Pro rezolutës votuan 97 deputetë.

Kuvendi i Kosovës dënon në termat më të ashpër sulmin terrorist të Republikës së Serbisë ndaj Policisë së Kosovës dhe kërkon që faktori ndërkombëtarë të dënojë Serbinë; Vlerëson punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe EULEX e KFOR për të zmbrapsur dhe asgjësuar sulmet nga Serbia në veriun e vendit tonë; Ofron mbështetjen për Policinë e vendit për punën në tërë territorin; Kërkon nga institucionet të angazhohet për krijimin e bashkëjetesës së komuniteteve pakicë; Pluralizmin politik te serbët; Kërkon nga Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët sidomos SHBA; Konstaton për nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se Kosova tha se mëngjesi i së dielës zbardhi të vërtetën e plotë të Serbisë.

“Në këto ditë sfiduese për shtetin dhe integritetin territorial për vendin tonë, në ditë të dhimbjes dhe krenarisë për Policinë e Kosovës dhe familjen Bunjaku, gjejmë forcën dhe kurajën të shikojmë përtej vijave politike dhe të tregojmë unitetin karshi sulmeve të cilat synojnë të shkatërrojnë krejt çfarë është ndërtuar me mund, djersë, gjak ndër gjenerata. E diela që lamë pas shpërfaqi një plan të organizuar dhe të dirigjuar direkt nga Beogradi, për të ndezur zjarrin e një konflikti të ri në Kosovë. Asnjë fakt nuk çon në ndonjë përfundim tjetër. Prej mjeteve logjistike, ushtarake, transportimi dhe armatimit, e tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e trajnimit të Serbisë, për të cilat autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë ka muaj që ka paralajmëruar”, deklaroi ajo.

Në seancë plenare, ajo shtoi se e njëjta Serbi që mohon ende krimet e kryera në Kosovë, zgjedh të mohojë edhe përfshirjen e saj në sulmet terroriste të së dielës.

“(Serbia) Vulos mbështetjen e plotë të atij sulmi, kur shpalli ditë zie për pjesëtarët e grupit terrorist, të cilët u vranë në ballafaqim me Policinë e Kosovës. E njëjta Serbi vazhdon fushatën e dezinformimit, propagandës dhe mbajtjes së gjuhës së urrejtjes ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, duke shkelur mbi çdo parim dhe marrëveshje, të cilët ndërmjetësit ndërkombëtarë u angazhuan t’i tregojnë si marrëveshje të arritur. Tre muaj e dhjetë ditë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë nga grupet e njëjta dhe nga porositësit e njëjtë, Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin, kësaj radhe u vra një koleg i policëve të Kosovës nga grupet e njëjta kriminale”, shtoi ai.

Në këtë situatë, shefja e deputetëve të shumicës theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për bashkërendim të betejës politike me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se “kjo pikë të jetë propozimi i një projekt-rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës lidhur me dënimin e sulmit terrorist që u zhvillua nga grupet terroriste që hyn nga Serbia në Kosovë më 24 shtator. Kështu që propozojë që ta hedhim në votim këtë pikë të rendit të ditës që kuvendi të fillojë këtë temë”.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona.

Top Channel

TË FUNDIT
14 minuta
Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane
28 minuta
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
52 minuta
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
54 minuta
Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut
2 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT
5 orë
Grubi: Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Kryetarit Ali Ahmeti
11 orë
Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike
28 minuta
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
1 ditë
DASH: Pozicioni i Mickoskit është në përputhje me Prespën
8 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

LEXO MË SHUMË

Murtezani-Mariciq-750x430

Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane

IMG_3551

Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

mexhiti 1

Izet Mexhiti mer detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

INFO

NA NDIQ