Kuvendi sot debat për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-kryeparmentarit Veljanovski

0

Komisioni parlamentar për mandate dhe emërime nesër do të debatojë për kërkesën për marrjen e imunitetit ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së i cili mbrëmë u ndalua si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Seanca e komisionit me të cilin kryeson deputeti Pavle Bogoevski është caktuar për në ora 10:30.

Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën, dhe në afat prej dy ditëve të dërgojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Pas raportit të komisionit, Kuvendi në afat prej tre ditëve duhet të vendosë për kerkesën e gjykatës në seancë plenare. Vlejanovski është i dyshuar në hetimin e Prokurorisë Publike për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017 në Kuvend.