Kuvendi sot debat për projekt-ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm

0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të debatoj për projekt – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.

Ministrja e arsimit, Mila Carovska theksoi se këto ndryshime kanë të bëjnë për sigurinë dhe zhvillimin e papenguar të procesit edukativo – arsimor gjatë këtij viti shkollor, përcjell INA.

Këto ndryshime bëhen për shkak të situatës me pandeminë, ku Qeverisë do ti jepet e drejta që në rrethana të jashtëzakonshme të sjellë vendime në varësi të zhvillimit të situatës.

Me këto ndryshime shkurtohen oraret mësimore, organizohet dhe realizohet procesi mësimor deri në fund të vitit shkollor, përmes programeve të shkurtuara mësimore, që me propozim të byrosë së arsimit, përcaktohen nga ana e ministrisë së arsimit.

Po ashtu parashikohet organizimi i aktiviteteve jashtëmësimore me nxënësit në kushte të jashtëzakonshme nga ana e shkollave.

Në shkollat fillore në kushte të pandemisë, në rast se plotësohen kushtet mund të organizohet proces mësimor me prani fizike të nxënësve, por gjithçka në përputhje me protokollet shëndetësore. Organizimi i procesit mësimor në distance me aplikimin e mjeteve të komunikimeve elektronike. Në kuadër të këtyre ndryshimeve planifikohet edhe shkurtimi i orëve të mësimit, numri i nxënësve që duhet të jetë nëpër klasa.(INA)