Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme sot nëora 12:00, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozohet një rezolutë që i kërkon Qeverisë ta zgjidhë me urgjencë situatën e krijuar, shkruan Reporteri.net.
“Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbeshtetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizmit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.
Propozim Rezoluta është e thjeshtë:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”.
Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.
Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka shkruar Tahiri.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10160035417831611?ref=embed_post
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha sot se gjatë këtyre ditëve ministria që ai drejton bashkë me FSK-në kanë bërë përpjekje për të siguruar furnizimet me ushqim për personelin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka shpjeguar se që nga viti 2015 janë dhënë dhjetë kontrata sipas procedura ekstrem emergjente, dhe se sipas tij këto çështje kanë krijuar situata jo të mira dhe probleme të vazhdueshme, duke ndikuar kështu edhe në dëmtimin e imazhit të FSK-së.
Presidentja Vjosa Osmani të shtunën e ka ftuar në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, për të diskutuar, ndërsa ka kërkuar raport të detajuar për situatën. /Reporteri.net/.