Kuvendi në mbledhjen e 142-të i zgjodhi zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues në Qeverinë teknike, mandati i të cilëve do të jetë deri në zgjedhjen e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 8 maj.
Përveç zëvendësministrave në 16 resorët e Qeverisë, janë zgjedhur edhe zëvendësministrat plotësues në pesë ministri. Bëhet fjalë për ministrinë e Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale, të Financave, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të paraparë me Ligjin për Qeveri, në pjesën që i përket përbërjes së Qeverisë kalimtare, e cila zgjedhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Zëvendësministrës plotësues i Punëve të Brendshme nga radhët e LSDM-së është zgjedhur Mitko Bojmacaliev, ndërsa zëvendësministre plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
Zëvendësministër plotësues i Financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së është zgjedhur Elena Petrova, zëvendësministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Strefan Andonovski, ndërsa i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Në mbledhje u verifikua edhe mandati i Musa Ibraimit i cili vjen në vendin e deputetit në vend të Talat Xhaferit, i cili është zgjehdur kryeministër i Qeverisë teknike.
Kryetari i Kuvendit në fillim të mbledhjes konstatoi se nga ana e Komisionit shtetëror për parandalim të korurpsionit (KSHPK) në Kuvend ishte dërguar raport për ndërprerjen e mandatit të kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit nga muaji i ardhshëm. ab/