Kuzeska: U zgjodh gjykatësi i parë nga “tefteri” i Mickoskit

Picture of Ina Online
Ina Online

14/12/2024

“Në vend të reformave, qeveria po realizon një partizim brutal dhe okupim të sistemit gjyqësor. Ndërkohë që bëhet presion publik mbi Këshillin Gjyqësor, është zgjedhur gjykatësi i parë nga “tefteri” i Mickoskit. Gruaja e një kryetari komune nga VMRO-DPMNE është emëruar anëtare e Këshillit Gjyqësor. Kjo është një tjetër konfirmim që qëllimi i qeverisë është kontrolli total mbi sistemin gjyqësor dhe asgjë tjetër”. Kështu deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Në vend të institucioneve të pavarura që do të gjykojnë sipas ligjit, po kthehet ‘gjyqësori Swarovski’, i cili do të jetë një dorë e zgjatur e Mickoskit dhe partisë së tij. VMRO-DPMNE po tenton të krijojë një sistem gjyqësor të kontrolluar nga partia, që do të shërbejë si një mjet për ndjekje politike dhe mbrojtje të krimit në radhët e qeverisë”.

LSDM vlerëson se kjo është e njëjta recetë nga koha e Gruevskit, kur gjyqtarët ishin mjete të regjimit dhe drejtësia ishte e shurdhër për qytetarët. Sipas tyre VMRO-DPMNE dëshiron të jetë dhe gjykatës dhe ekzekutor, të ndajë drejtësinë partiake në vend të asaj ligjore. LSDM ka paralajmëruar për muaj me radhë që ky nuk është një rast i izoluar, por një strategji e qartë e kryeministrit Hristian Mickoski dhe partisë së tij. “Gjyqtarët do të jenë thjesht pjesë të një loje që do të marrë vendime sipas udhëzimeve partiake”, tha ajo.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

Partiizimi i sistemit gjyqësor është një sulm direkt ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi ndodh paralelisht me partiizimin e agjencive të sigurisë, trupave rregullatore të pavarura dhe institucioneve të tjera. Me institucione të okupuar nga partitë dhe një sistem gjyqësor të kontrolluar, nuk ka sundim të ligjit”.

LSDM i bën thirrje të gjitha forcave demokratike – qytetarëve, ekspertëve të drejtësisë, organizatave qytetare dhe mediave të pavarura – të qëndrojnë të fortë kundër përpjekjeve për kontroll partiak mbi sistemin gjyqësor. Sipas tyre kjo është një betejë për demokracinë, për sundimin e ligjit dhe për të ardhmen e shtetit.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË