Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

ina-online
ina-online

03/12/2023

Debati për kryeministrin e parë shqiptar vazhdon të jetë temë qendrore e disa mediave në Maqedoninë e Veriut.

Sipas një portali “360 shkallë”, në postin e kryeministrit teknik në Qeverinë tremujore spekulohet të jetë Talat Xhaferi, kryetari aktual i Parlamentit, përcjell INA.

Ndërsa koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski pritet të jetë kryetari i ri i Kuvendit.

Kanal 5 ka marrë konfirmimin nga burime në LSDM se ky propozim është hedhur në tavolinë, nga ana e tyre, në takimin e fundit me BDI-në, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Argumentet e LSDM janë se me një zgjidhje të tillë do të arrihej një ekuilibër në shpërndarjen e funksioneve kryesore në qeveri, ku BDI nuk do të kishte kryeministër dhe kryetar parlamenti në të njëjtën kohë dhe në rast se kreu i shtetit nuk zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme, ushtrues detyre president i vendit do të ishte një maqedonas etnik.

Në takimin e fundit të partnerëve të koalicionit, sipas informacioneve të Kanalit 5, LSDM ka dalë me ofertë për të dalë me lista të përbashkëta në zgjedhjet parlamentare, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga Ali Ahmeti.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

INFO

NA NDIQ