Ky do të jetë pasardhësi i Merkelit në postin e kancelarit të Gjermanisë

0

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka njoftuar se kryesia e Partisë Socialdemokrate (SDP) e ka propozuar atë si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Tani është vendosur. I gëzohem fushatës argëtuese, të ndershme dhe të suksesshme zgjedhore”, shkroi Scholz në profilin e tij në Twitter.

Partneri i koalicionit të Merkel dhe zv.kancelari, i cili ka mbajtur dhe postin e kryetarit të bashkisë së Hamburgut, është cilësuar si më ndër më konservatorët në radhët e Social Demokratëve.

Ai kryesisht vazhdoi politikat kursimtare të paraardhësve të tij konservatorë, por për të mbajtur gjallë ekonominë e Gjermanisë iu desh të ndiqte politika disi më dorëlëshuara.

Partia Social Demokrate po shpreson që të rrisë popullaritetin e saj, pasi mbështetje e elektoratit të saj ra nga 20.5 për qind në 15 për qind në zgjedhjet e 2017.

Kancelarja aktuale e Partisë Konservator të Gjermanisë, Angela Merkell, mandati i katërt i së cilës skadon vitin e ardhshëm, paraprakisht deklaroi nuk do të rikandidohet.