Ky është autori i këngës “Moj Shqypni mos thuj marova”, profesori tregon të gjithë historinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2023

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka treguar se kush është autori i këngës shumë popullore “Moj Shqypni mos thuj marova” dhe se si ka lindur ajo këngë.

Në një status në Facebook, Latifi ka treguar edhe kontekstin historik të ngjarjes në të cilën lindi kënga dhe një biografi të shkurtë të autorit, transmeton Gazeta Express.

Ky është shkrimi i plotë:

Kënga “Ah, Shqypni, mos thuj marova”, është njëra prej këngëve më të popullarizuara në Kosovë. Këndohet gjithandej dhe pothuajse të gjithë i dinë vargjet e saj të para:

Ah, Shypni, mos thuj mbarova,

Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!

N’kamb asht çu e rrebt Kosova

E ban luftën ball për ball.

Por kështu nuk qëndron puna edhe me njohurinë për autorin e saj. Hil Mosi, student nga Shkodra në Austri, po qëndronte në Stamboll në pranverën e vitit 1910. Aty mori vesh për kryengritjen e madhe antiosmane që kishte shpërthyer në Kosovë. I frymëzuar nga lajmet që mbushnin gazetat e kryeqytetit osman, ai hodhi në letër vargjet që më vonë u kthyen në këngën e famshme, e cila u këndua edhe në frontet e luftës së UÇK- së.

Hil Mosi ishte një ndër shqiptarët më të kulturuar dhe më të edukuar në gjysmën e parë të Shekullit XX. Edhe pse e kishte kundërshtar, Zogu ia kishte nevojën diturive të tij, prandaj edhe ia besoi detyrën e ministrit të arsimit. Në këtë detyrë e gjeti vdekja, në moshën më të mirë, kur ishte vetëm 47 vjeç, në 22 Shkurtin e vitit 1933, si sot 90 vjet më parë. Edhe pas kaq kohësh nuk besoj se shqiptarët, andej dhe këndej kufirit, kanë pasur ministër arsimi më të kulturuar e më të formuar intelektualisht se Hil Mosin. Mbase me një përjashtim: Ernest Koliqin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1686398588201

Tirania e burrecëve të Tiranës

shkelzen halimi

PIKËLLIMI PËR HËNËN MBI ÇAMËRI

Lidhja e Prizrenit

145 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

Latif Mustafa

Shkelje e të drejtave elementare njerëzore në Preshevë e Bujanoc!

euro

Si e mashtroi hakeri nigerian biznesmenin shqiptar për 25 mijë euro (FOTO)

foto i pabesi filmi

Aktori Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë

edi rama

Reagimet për draftin për Asociacionin, Rama: Ata që shajnë kanë frikë vetëm nga një gjë

menaxher-euro

I premtoi pune në Gjermani, agjencia sorrollat qytetarin e i zhvat 700 Euro

vucic-rama

Vuçiqi i përgjigjet propozimit të Ramës për Asociacionin

INFO

NA NDIQ