Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se qytetarët e kësaj komune paguajnë rreth 6 denarë për mirëmbajtjen e parqeve, ose thënë ndryshe 20 milionë denarë në vit, që siç thotë Ganiu, paguan më shtrenjtë se komunat e tjera, ndërsa shërbimet e marrin më të dobëta.
“Parqet dhe Gjelbërimet, absorbojmë 20 milionë denarë në vit prej Komunës së Çairit. Jemi komuna e parë që në bazë të numrit të banorëve dhe territorit që kemi, paguajmë më shtrenjtë. Ne paguajmë 5.68 denarë për metër katror ndërsa shërbimet i marrim më të dobëta. Ky është diskriminim”, tha Ganiu.