Ky është frymëzimi i Arilena Arës

0

Këngëtarja shqiptare e cila fitoi Festivalin e Këngës në RTSH, Arilena Ara më shumë është duke e kaluar kohën në Amerikë se sa në Shqipëri

Duket se atje Arilena është duke e përgatitur këngën “Shaj” në gjuhën angleze, gjë të cilën ajo e ka paralajmëruar para disa ditëve.

E qëndrimi në Los Angeles për këngëtaren shqiptare duket se ka bërë që ajo të vizitojë edhe bulevardin e njohur “Walk of Fame”.

E kur është puna e shëtitjes në këtë bulevard, Arilena është ndalur tek ylli dhe mbreti i muzikës pop, Michael Jackson.  “Gjithmonë, frymëzimi i imë”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/