Ky është gjenerali shqiptar që e ka mposhtur Ratko Mlladiqin

0

Enver Robelli

Filmi dhe gjenerali
Kroatët e kanë bërë një film. Një film mbi gjeneralin Ante Gotovina. Në atë film ekziston vetëm një gjeneral. Askush tjetër. Ai është heroi. Demek, Ante Gotovina. Në atë film mungon një gjeneral tjetër. Gjenerali Rrahim Ademi. Shqiptar. Patriot kroat. I vetmi gjeneral në Ballkan që në fushëbetejë e ka mposhtur Ratko Mlladiqin. I vetmi gjeneral kroat, i cili me uniformë gjenerali u dorëzua në Gjykatën e Hagës, ndërsa gjeneralët «tamam» kroatë fshiheshin si lepuj nëpër dynja. Haga nuk qe e bindur në fajësinë e gjeneralit Ademi. Lëndën e ktheu në Zagreb. Gjenerali Ademi u shpall i pafajshëm. Por Kroacia e kineastëve nacionalistë dhe racistë nuk ia vlerëson meritat gjeneral Ademit. Andaj për gjeneral Ademin nuk ka vend në filmin «Gjenerali». Dhe ndoshta më mirë që nuk ka, çka kërkon një luftëtar i madh në një storje të dobët pseudopatriotike. As filmat me partizanë nuk kanë qenë kaq qesharakë sa filmi i Antun Vërdolakut. Ky edhe ashtu shqiptarët i sheh vetëm si shitës akulloresh në Zagreb dhe bregdet… Jadno!