Ky është kandidati i ASH-së për Tetovën?

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, janë zgjedhjet që mund të ndryshojnë matematikat e partive politike shqiptare. Kush e fiton Tetovën i fiton edhe zgjedhjet parlamentare, pasi Tetova njihet si qendër më e madhe e partive politike shqiptare.

TetovaSot ka arritur të sigurojë dy emrat e mundshëm që do të garojnë nën siglën e ASH-AAA-së për Tetovën. Ilir Demiri do të jetë kandidat për kryetar komune, ndërsa Vjollca Berisha bartëse liste. Këta dy emra për ASH-në janë emrat e fitores së madhe në Tetovë. “Me Ilir Demirin si kandidat për kryetar komune dhe Vjollca Berishën si bartëse liste, Tetovën e fitojmë bindshëm. Ju e shiheni se ASH-ja e ka seriozisht për të fituar Tetovën dhe jemi të fokusuar për ta fituar. Ne takohemi me qytetarë dhe ata na mbështesin pa rezervë për një ndryshim të madh që do të ndodh në Tetovën që do t’ia rikthjemë krenarinë” thotë për TetovaSot anëtari i degës së Tetovës i cili dëshironte të ngelej anonim.

Sipas tij, qytetarët e Tetovës kanë treguar mllefin e tyre dhe ajo u pa në anketën e fundit të IRI-t ku 82% e tyre ishin kundër udhëheqësisë së tanishme dhe dëshirojnë ndryshime.

ASH-ja e Tetovës dëshiron që në garë të jetë Teuta Arifi, pasi sipas tyre është më lehtë të fitojnë në raundin e parë.

“E duam Teutën në garë, pasi fitoren e kemi shumë të lehtë” shton më tej anëtari i degës së ASH-së së Tettovës.

Ili Demiri në Tetovë njihet si një ndër mjekët më me ndikim dhe çdo tetovar ka lëvdata ndaj tij, poashtu edhe Vjollca Berisha njihet si një ndër profesoreshat universitare që ka jashtëzakonisht autoritet në Tetovë.

Nga ana tjetër, në BDI ende nuk zyrtarisht kandidat, por deri tani Teuta Arifi ka shprehur dëshirë edhe për një mandat të tretë, por deri më 15 gusht mund të ndryshojë lojën lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke vlersuar anketat e fundit të publikuara nga agjencia amerikane.

PDSH-ja e Menduh Thaçit në këto zgjedhje garon me ish kreun e komunës, Prof, Sadi Bexhetin dhe bartës liste Pajtim Thaçin. Sipas Thaçit, gara në Tetovë do të jetë mes BDI-së dhe PDSH-së.

BESA e Bilall Kasamit siç duket do të garojë me liderin e tyre pasi nuk kanë arritur deri tash një mbështetje nga LSDM-ja në asnjë komunë, ku do të garojë në çdo komunë pa partnerin e tyre LSDM-në. Zoran Zev ditë më parë e injoroi kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdun duke treguar se në këto zgjedhje nuk do të mbështes në asnjë komunë Lëvizjen BESA.

Nga blloku maqedonas, LSDM-ja siç përflitet nuk do të nxjerr kandidat në komunat shqiptare, ku pritet të zyrtarizojë bashkëpunimin me BDI-në, ndërsa VMRO-ja pritet të mbështes ASH-në e Ziadin Selës.

Deri me 15 gusht ku pritet të publikohen emrat e kandidatëve zyrtarisht nga partititë politike, partitë politike vazhdojnë të bëjnë anketa se cili emër publik mund t’i fitojë komunat./TetovaSot/