Ky është komandanti serb që udhëhoqi sulmin në familjen Jashari (FOTO)

ina-online
ina-online

05/03/2024

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka publikuar raportin origjinal serb për sulmin dhe vrasjet ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit në 4-5 marsin e 1998 në Prekaz.

Në këtë raport shkruhet se sulmin mizor ndaj familjes Jashari në Prekaz, e ka kryer Milorad Ulemek, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit.

Kurti ka kërkuar ekstradimin nga Serbia të Ulemekit, për gjenocid kundër 58 anëtarëve të familjes Jashari.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Raporti origjinal serb për sulmin dhe vrasjen e kryer ndaj familjes Jashari! Në këtë raport, flitet se si dhe kush e sulmoi dhe masakroi Familjen e Jasharëve.

Aksionin mizor ndaj Familjes Jashari e kanë kryer, Milorad Ulemek, komandant i njësisë – JSO – Njësia e Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit.

Milorad Ulemek është dënuar për vrasjen e premierit serb Zoran Gjinqic – por kurrë nuk u dënua për masakrën ndaj Familjes Jashari ku u masakruan mizorisht 58 anëtarë.

Në fund të këtij raporti, flitet për „suksesin e madh“ të kësaj njësie speciale dhe ku asgjësuan 66 „terroristë“ (siç e quanin këta kriminel çdo Shqiptar) – por realiteti ishte se ata vranë gjithsej pesëdhjetë e tetë persona e në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi Besarta Jashari (asokohe 11 vjeç).

Republikanët e Kosovës e kërkojnë ekstradimin nga Serbia të kriminelit Milorad Ulemek, komandantit të Njësisë të Operacioneve Speciale i cili kreu Gjenocid ndaj Familjes Jashari. Duam drejtësi për familjen Jashari.

Sve vesti dana na temu : Milorad Ulemek Legija | Espreso

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

Jakov Milatovic

Podgorica nuk pranon antarësimin në grup në BE

vucic

Vuçiq sfidon BE-në: Kurrë sanksione ndaj Rusisë

kris hill

Uashingtoni “shuplakë” Beogradit

KFOR KS

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

INFO

NA NDIQ