Ky është kuadri shqiptar i emëruar këshilltar i sigurisë i Pendarovskit

0

Shumëkujt kohë më parë i ngeli në mbamendje skena kur para qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e vendosjes së flamurit të NATO-s, shfaqet një person më flamurin e kësaj aleance në duar, dhe pyetja me të drejt shtrohej se kush ishte ky person?

Ai ishte deri dje këshilltari politik i NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Blerim Kolalli, i cili pikërisht në ditëlindjen e tij, e solli flamurin e kësaj aleance të fuqishme para qeverisë në Shkup, për ta çuar në rrugë pakthim vendin përfundimisht në NATO, raporton Almakos.

Ndërkohë, një pjesë e bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të ri të shtetit, Stevo Pendarovski, të promovuara sot, llogariten si befasi për opinionin.

Kjo para së gjithash ka të bëje me këshilltarët për siguri nacionale, për politika të jashtme dhe për marrëdhënie me publikun.

Këshilltari për siguri nacionale do të ketë Blerim Kolalli, i cili në kabinetin e presidentit vjen pas 12 vitesh shërbim në Misionin e NATO-s në Shkup.

Kolalli i cili ka magjistruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Evroës Qëndrore në Budapest, paraprakisht ka punuar në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, ndërsa në projekte ka bashkëpunuar edhe me Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike si dhe me Fakultetin Filozofik në Shkup, transmeton Almakos.

Emërimi i “altantistit” të thekur Blerim Kolali në këtë pozicion është në kontrast të plotë me këshilltarin për siguri nacionale të Gjorgje Ivanov-Sinisha Aleksovski.

Siç mëson Almakos nga shumë burime nëpër koluare diplomatike, politike si dhe nga forcat progresive të vendit, Kolalli mes tjerash ka lujatur një rol shumë të madh në shtytjen e proceseve integruese drejt NATO-s të Maqedonisë së Veriut.