Ky është njëri nga terroristët e vrarë serb në manastirin e Banjskës!

Picture of INA
INA

24/09/2023

Radomir Pocuca ka shërbyer si zëdhënës i njësitit special të anti-terrorit në Serbi, dhe është i njohur dhe i dënuar edhe si pjesëmarrës në luftëra të huaja nga shteti serb. Ai kishte marrë pjesë në luftën në e Donbas në krahun e separatistëve të mbështetur nga Rusia më 2014.

Pas kthimit nga fronti ukrainas ai është angazhuar në fondacionin ‘Kapetan Dragan’, krimineli serb i luftës dhe ishte edhe anëtyar i partisë ultra-nacionaliste serbe ‘Zavetnici’. Ishte edhe kandidat për deputet në kuvendin serb të kësaj partie në zgjedhjet e 2022.

Ai është i njohur për publikun serb edhe kur kishte punuar si gazetar në televizionin e njohur serb për çasjen ultranacionaliste serbe më vitin 2013 që e kishte braktisur për të shkuar në Ukrainë.

Si vullnetar i ishte bashkuar forcave pro-ruse në Donbas më 2014’në. Në media ishte përhapur deklarata të tija nga fronti si dhe fotografi me agjentin famëkeq rus të FSB Igor Girkin. Pocuca kishte hyrë në konflikt me vullnetarët tjerë serbë në Ukrainë dhe ishte arrestuar nga ta pasi kishte dashur t’i vriste dhe marrja e tij në pyetje ishte shfaqur në internet. Një kohë të shkurtër ai ka jetuar në Moskë.

Më 2016 ai u zu në kufirin Rumani – Serbi dhe më pas është dënuar për pjesëmarrje ilegale në luftën e Ukrainës, dënim i pezulluar pas ujdisë me prokurorinë serbe.

Edhe pse më parë ai ishte anëtar i Partisë Progresive Serbe të presidentit serb Aleksandar Vucic, ai e braktisi dhe u shndërrua në një kritik të saj. Ai në llogari sociale kishte shkruar një porosi, kërcënim madje, asokohe kryeministër, se ai “do të përfundojë si presidenti komunist rumun Nikolae Causesku”.

Nuk ka informacion zyrtarë ende rreth identitetit të grupit kriminal që kreu sulmin, vetëm se 3 prej tyre janë eliminuar dhe një është arrestuar pas luftimeve me policinë.
Lajmi i fundit që raportohet se policia e Kosovës ka arritur të depërtojë në kompleksin e manastirit në Banjska ku sipas raporteve të disa mediave operacionit po i vjen fundi dhe kjo aradhë do shpartallohet së shpejti./gazetametro.net

TË FUNDIT
11 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!
2 ditë
Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

ME TE LEXUARA

11 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

LEXO MË SHUMË

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Ramush haradinaj fatmir Limaj

Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

sheshi prishtines

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

euro

Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Pjeter-Shala-850x472-1

Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

vjosa osmani okb un

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

kurti mediat

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

INFO

NA NDIQ