Ky është njeriu që si kafshë shtëpiake ka një Leopard

0

Aleksandër Volkov punonte në një kopësh zoologjikë dhe u përkujdeste për shumë kafshë, duke përfshirë kështu edhe Leopardin 3 vjecar që ai e kishte rritur.
Mirëpo, atij iu desht ta linte punën dhe po ashtu edhe Leopardin që kishte rritur, duke e lënë këtë të fundit të vetmuar, raporton “Daily Mail”.Punonjësit e tjerë treguan se pas largimit të Aleksandër Leopardi i quajtur Cesar nuk kishte ngrënë dhe rrinte vetëm.Derisa, Aleksandër vendosi ta merrte në shtëpinë e tij, dhe ta mbante si kafshë shtëpiake. Ai tregon se Cesar ka dhomën e tij të vetme. Vështirësia më e madhe për të mbajtur një kafshë të tillë është të kuptuarit se kjo kafshë është grabitqarë i egër’- tha Aleksandër.“Më duhet të bëhem realist, Cesar është mjaft i rrezikshëm dhe jo vetëm si një shokë. Unë kam një përgjegjësi për tu kujdesur jo vetëm për të, por edhe për njerëzit që jetojnë afër. – vazhdoi ai.