Ky është pazari mes LSDM dhe BDI në Kumanovë, bie një drejtor shqiptar?

0

LSDM dhe BDI dje finalizuan dhe firmosën marrëveshjen për bashkëpunim dhe koalicionim në komunën e Kumanovës.

Pas disa muajve është arritur kjo marrëveshje, e cila kishte për bazë bashkëpunimin ndërpartiak në zgjedhjet e fundit lokale, kur BDI përkrahur kandidatin e LSDM, Maksim Dimitrievski, që u zgjodh në raundin e parë.

Derisa këto dy parti heshtin se çfarë është arritur, INA mëson se BDI do të vazhdojë të ketë drejtorët e saj në ndërmarrjen publike “Tregu” dhe ndërmarrjen tjetër “Kumanovo – parking”.

Por ndryshime do të ketë në drejtimin e disa shkollave, ku LSDM ka kërkuar që të emërojë kuadro shqiptarë. Kështu do të ndodhë në shkollën fillore në Rramanli ku drejtori do ti takoj LSDM. Po ashtu do të ketë marrëveshje edhe për shkollën fillore “Bajram Shabani”, ku siç mësohet do të ketë një kandidat koncensual për drejtor.

Por thelbi i kësaj marrëveshje është se LSDM do të marrë udhëheqjen e “Shtëpisë së pleqëve”, ku drejtori ishte shqiptar nga ish-RDK-ja, që kaloi më pas në koalicionin “Rilindje me BESË”. (INA)