Ky është plani i Bayernit nëse shesin Robert Lewandowskin

0

Robert Lewandowski është një nga pikat kyçe të sulmit të skuadrës së Bayern Munich.

Këto ditë të fundit ai është përfolur për një kalim të tij në spanjë tek Real Madrid, pasi u detyruar që të largojë edhe agjentin e tij duke punësuar një tjetër.

Edhe dje në mediat gjermane skuadra e fundit që ishte futur në garë për shërbimet e sulmuesit polak është Chelsea.

Por Bayern nuk është se do të rri duarkryq. Nëse ata largojnë 29-vjeçarin, ata do të bëjnë çmos që të sigurojnë sulmuesin anglez, Harry Kane.

Kane do të kishte shumë sukses edhe në gjermani, pasi ia doli mbanë që të zë një vend startuesi në formacionin e Pochettinos. /albeu.com/