Në emisionin Rubikon të drejtuar nga Adriatik Kelmendi, që transmetohet në në Klan Kosova, Vehbi Kajtazi tha se librin e Albin Kurtit “Zgjohu” e ka financuar për botim Blerim Devolli.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Gëzim Mekuli. Ai tregon se librin e Albin Kurtit me titull Zgjohu e ka financuar publicisti nga Tetova Xhemil Zeqiri.
“Nuk kam edhe aq shumë kohë për të humbur. E posaqërisht me shpifjet e dështakëve është edhe turp të mirresh, por për shkak të etikës dhe edukatës time familjare për t’i dal zot të drejtës, dua të informoj publikun se ai individ (V.K) dhe aparati i tij antiKosovë po shpifë dhe mashtron edhe tek libri shqip.
Garantoj se librin “Zgjohu – për rezistencë drejtë lirisë” të Albin Kurtit e ka financuar Xhemil Zeqiri, atdhetar dhe publicist nga Tetova, me vendbanim në Danimarkë. Kam qenë i informuar kur ai dërgoi 5000 euro për 1000 eksemplar. Kjo kishte ndodhur në vitin 2007.
Ky fakt është i njohur për ata që kishin akses në shtëpinë e VETËVENDOSJE! në Prishtinë, në atë kohë.
Ndërkohë, ky individ, propaganduesi V.K., ishte ende fëmijë, ndoshta duke studiuar në Universitetin Partiak të Prisht(inës).”, ka shkruar Mekuli. (INA)