Ky është shqiptari që vrau gruan e vajzën/FOTO

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Kryefamiljari ka vrarë me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij vetëm 9 vjeçe.

I dyshuar për këtë krim të rëndë është Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, Nrecaj ishte në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, me të cilën ishte në proces të shkurorëzimit.

Gruaja, tashmë e ndjerë ishte qytetare e Shqipërisë, por po jetonte në Kosovë me familje që nga paslufta.

Çifti kishte gjashtë fëmijë. /Indeksonline

Image

Komentet

komentet