Ky është ushqimi më i keq për veshkat

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/02/2023

Pasi ta lexoni këtë, do të mendoni dy herë përpara se ta hani këtë ushqim herën tjetër.

Hulumtimet kanë treguar se shumica e njerëzve pëlqejnë ta nisin ditën me një sandviç dhe është pothuajse gjithmonë një pjesë integrale e këtij vakti në mëngjes edhe proshuta.

Shumica nuk janë as të vetëdijshëm se sa e keqe është për shëndetin e tyre. Ekspertët na këshillojnë të bëjmë kujdes me këtë ushqim.

Fillimisht duhet theksuar se proshuta përmban edhe disa lëndë ushqyese të mira, por shkakton edhe një “efekt anësor” – mbajtjen e ujit në organizëm, transmeton Telegrafi.

Për të pasur një shije të mirë, këtij ushqimi i shtohet sasi më e madhe e kripës dhe, sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria Amerikane e Bujqësisë, 85 gramë proshutë të tymosur përmbajnë deri në 830 miligramë natrium.

Pikërisht për këtë, konsumimi i shpeshtë i proshutës çon në mbajtjen e ujit në trup, ënjtje të kyçeve, këmbëve dhe duarve.

Pasojat negative nuk mbarojnë me kaq. Marrja e lartë e kripës mund të përkeqësojë mbajtjen e ujit tek ata me presion të lartë të gjakut, duke rritur kështu presionin në enët e gjakut dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditje në tru. Gjithashtu, mund të përshpejtojë humbjen e kalciumit nga kockat, gjë që pas një periudhe të gjatë mund të çojë në probleme serioze me kockat.

Përveç kësaj, një sasi e madhe e kripës ka një efekt të drejtpërdrejtë negativ në veshkat dhe mëlçinë.

Këshilla e nutricionistëve është të hani proshutë, por me masë. Gjithashtu, do të ishte mirë të pini një sasi të madhe uji pas një vakti.

TË FUNDIT

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ESHS: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të lira pune

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË