Ky funksionar i Aleancës ende në kolltukun e drejtorit (FOTO)

Edhe pse Aleanca për Shqiptarët është larguar nga Qeveria, një pjesë e funksionarëve të saj ende evidentohen si të rregullt dhe që u ecën rroga. Ata edhe pse të dorëhequr deri në emërimin e ri vazhdojnë të jenë të evidentuar si zv/ministra, drejtorë apo edhe anëtarë të bordeve.  Por ndër ata që vazhdojnë të mbajnë detyrën është edhe Rizvan Bela, nga dega e Çairit dhe njëkohësisht anëtar i kryesisë, i cili ende mbetet në kolltukun e drejtorit të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Ai vijon me aktivitetet e punës dhe se nuk dihet se a është dorëhequr apo do të vijojë të ushtrojë detyrën. Nga ana tjetër, në ASH nuk komentojnë se çfarë bëhet me disa funksionarë, por sipas tyre ekziston mundësia që deri në emërimin e ri,  përfaqësuesit e tyre të ngelen në disa drejtori, për të mos ndodhur kaos apo bllokimi i punëve.

Nga Qeveria nuk kanë komentuar rastin e tillë, por duke theksuar se dera vazhdon të jetë e hapur për ASH-në dhe se Zaev ka theksuar se mbetet që të shqyrtohet.