Ky Mercedes ka 3.4 milionë klm të kaluara. Pronari thotë se do ta vozis deri në vdekje

Periudha mes viteve 80′ – 90′ ishte epoka e artë e makinave për nga jetëgjatësia dhe kilometrat e kaluara.

Në këtë rast, ne po flasim për një Mercedes Benz E-Class W124 të vitit 1991, i cili arriti 3.4 milion kilometra, shkruan IndeksOnline.

Ajo arriti milionin e parë në vitin 1997, pa nevojën e ndryshimit të gjërave të tjera përveç vajit dhe filtrave; kjo situatë nuk ka ndryshuar shumë edhe pas kaloi kilometrazhin e dytë dhe të tretë.

Motori dizel i pajisur me një transmision automatik po punon mirë edhe sot, por pjesët e tjera të makinës, ashtu si trupi ose brendësia tregojnë shenja të plakjes, kryesisht për shkak të distancës së madhe.

Magnus Sæle, pronari 84 vjecar, i cili ishte një shofer taksie në Øygarden të Norvegjisë, tha se pa marrë parasysh ai nuk do të heqë dorë nga “shoku” i tij i vjetër dhe ai do ta gëzojë atë për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai gjithashtu zotëron një Mercedes Benz 300D W210, me 900000 km të kaluara. /IndeksOnline/