Ky mund të jetë skenari tjetër nëse refuzohet propozimi franko-gjerman

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Shkurt, 2023

Eksperti i DPC Global dhe njohësi i zhvillimeve politike që ndërlidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel ka folur për “Zërin e Amerikës” lidhur me takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic.

Vogel ka thënë se në versionet që janë publikuar deri tani të propozimit franko-gjerman e që janë ende të pavërtetuara nëse janë autentike, del se zgjidhja bazuar në këtë plan mund të funksionojë në favor të Serbisë.

Kur e thotë këtë, Vogel përmend faktin se sipas planit franko-gjerman, Serbia nuk detyrohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se është plotësisht e qartë se ka përparësi që janë më afër qëndrimit të Serbisë, e cila nuk është e detyruar të pranojë pavarësinë e Kosovës. Asnjë nga versionet e teksteve që dolën në publik nuk parashikonte njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo është ajo që tregon pa mëdyshje se propozimi evropian duhet të jetë një lloj marrëveshjeje e përkohshme – sepse ai përfundimtar duhet të çojë në zgjidhjen e asaj çështjeje të veçantë. Kjo më çon në interpretimin se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet nga të dyja palët për një kohë të gjatë ”, ka thënë Vogel.

Vogel ka folur edhe për mundësinë e refuzimit të propozimit franko-gjerman, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte një sinjal negative për aspiratat evropiane.

Ai thotë se nëse do të ndodhte diçka e tillë atëherë mund të shihet skenari i ngjajshëm me Qipron kur ndërkombëtarët do të largonin vëmendjen dhe pastaj do të duheshin vite për të rikthyer vëmendjen.

“ Vështirë se mund të shoh një skenar sipas të cilit palët në proces do të thonin se heqin dorë dhe se nuk duan të flasin më – dhe, nga ana tjetër, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të tërhiqen. Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte – mendoj se skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron. Diplomacia ndërkombëtare do ta largonte vëmendjen e saj në diçka tjetër dhe do të duheshin vite për të rikrijuar kushtet në të cilat palët do të merrnin pjesë në dialog me ndërmjetësimin ndërkombëtar ”, ka theksuar Vogel.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

INFO

NA NDIQ