Ky nuk është Getinjo që ne njohim! Reperi vjen me një këngë si asnjëherë më parë

Ndërkohë që fansat janë në pritje të projekteve të reja muzikore të Getinjos, reperi na ka surprizuar të gjithëve!

Prej kohësh ai ka paralajmëruar se po punon për këngë të reja, por ajo që do të publikojë këtë javë është ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë nga 30 vjeçari, madje kontradiktore me një nga hitet e tij të viteve më parë.

Projekti i ri mban titullin “Pare” dhe mban një mesazh shumë të fortë. Ai ka treguar se kjo këngë nuk do të jetë një hit veror dhe nuk ka bërë as klip me investim të madh.

“E kom bo 1 kong n’këtë javë e publikoj…konga e ka titullin ‘Pare’. “Më pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”. Nuk është hit veror as nuk është klip me investim të madh! Është veç një mesazh se çka parja po na shtin me bo mu, ty dhe të tjerët”, shkruan ai në InstaStory.

Më pas, Getinjo ka publikuar një foto në “feed” brenda një makine luksoze me kartmonedha në duar ku thekson se paraja është e keqe dhe e ka shtyrë të rrijë me njerëz me vesvese.

“Gjithçka kom bo për pare, po e di që është e keqe, parja m’shtini me nejt me njerz që i kom vesvese”, shkruan ai.

Kujtojmë se në vitin 2016, reperi publikoi videoklipin “O moj pare”, ku i këndonte parasë dhe shprehte “dashurinë” për të!