Artisti dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për një rast të rëndë abuzimi që ka tronditur opinionin publik. Në një publikim të fortë në “Instagram Story”, ai shpreh indinjatën e tij të thellë ndaj padrejtësive dhe mungesës së reagimit institucional, duke deklaruar se nëse do të ishte ai kryeministër, “askush nuk do ta priste policinë, prokurorin apo gjykatën” për raste të tilla.
“Nuk ka më ‘prit se do flasë shteti’ – jo! Shteti jemi ne,” – shkruan Ejlli, duke kritikuar drejtpërdrejt heshtjen shoqërore ndaj akteve monstruoze. Ai thekson se drejtësia nuk vjen përmes letrave në tavolinë, por nga zemra që digjet përballë padrejtësisë.
Artisti kërkon një “tërmet drejtësie” dhe bën thirrje për reagim të ashpër shoqëror: “Më mirë një popull i egër për drejtësi, sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit!”
Reagimi i tij ka ngjallur debat të madh në rrjet dhe po shpërndahet gjerësisht nga qytetarë që ndajnë të njëjtin shqetësim për mosndëshkimin e rasteve të rënda në vend.